1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

ATEISTI KTHEHET SËRISH NË ISLAM

Më të lexuarat

  • Rrëfim rrëqethës por mjaft domethënës nga Dr. Halid Suleiman –

‘Me sa duket unë nuk guxoja të përballesha më babanë tim; e në vend të kësaj, Zoti më faltë, ia hodha fajin Allahut’.

‘Ah sikur ta kuptoja këtë vers! Ky vers sigurisht është shpallur për njerëz të humbur si unë’.  

Kështu fillon rrëfimin e tij të hidhur Dr. Halid Suleiman

Vëllai i juaj Halid Sulejman, me origjinë palestineze nga Jerusalemi. Në vitin 2010 jam transferuar në Kanada ku kam kryer një magjistraturë tjetër në Studime Gjinore. Aktualisht punoj në Universitetin Otava në Shkollën e Studimeve Zhvillimore dhe Zhvillimit Ndërkombëtar.

Po jam rritur në ambient musliman, falë Zotit, por problemi i një ambienti të këtillë është tek përmasat e fetarisë së shëndoshë të këtij ambienti. Pra këtu mund të flasim për një islam sipërfaqësor. Familja ime, sikur miliona familje tjera muslimane, ishte familje fetare mirëpo fetaria e saj ishte e stilit popullor, vetëm sa për të kryer punë. Njerëz që kujdesen formalisht se sa po kryhet e jo si po përmbushet një obligim fetar. Si fëmijë natyrisht nuk e kuptoja se çka është Islami. Asnjëherë nuk me kishin ardhur në mendje pyetjet ekzistenciale sfiduese rreth krijimit, fesë etj, kurrë. Edhe sikur të më kishin ardhur ndërmend nuk kisha guxim t’ia parashtroja ato familjes sime. Babai im ishte ushtarak me profesion dhe as që vinte në shprehje ta pyesja atë për këto çështje.

Sa më përket mua, feja ishte thjesht një trashëgimi kulturore. Natyrisht shkolla është institucioni tjetër përgjegjës për edukimin fetar por për fat të keq aty situata ishte edhe më keq se në familje. Pra pyetjet e rëndësishme dhe esenciale në Islam nuk shtroheshin asnjëherë. Ne mësonim përmendsh sa më shumë që mundnim por ‘sikur gomari që bartë barrën’ sa për të kaluar në provim.

Isha djali më i vogël në familje ndaj isha paksa i përkëdhelur sepse babai, sikur që thash, ishte ushtarak dhe ishte mjaft i rreptë. E për shkak se isha më i vogli nga djemtë në familje kjo ishte edhe e dobishme por edhe e dëmshme sepse kjo gjë mua më ofroi një mbrojtje të tepruar. Andaj e shikoja botën si botë me lule, ideale, se njerëzit janë të mirë, se bota është e bukur dhe emirë. Kur përfundova shkollën e mesme, filloi të më lëkundej besimi (imani). Kur filluan goditjet, tronditja dhe hutimet pas shkollës se mesme u ndjeva i zhgënjyer, i mërzitur e i dëshpëruar. Pse po më ndodhin këto mua. Unë të paktën pretendoja se jam, dhe isha së paku, një djalë i mirë, i pafajshëm. Pse bota është kaq mizore, e egër dhe kaq keqbërëse. Andaj vendosa të ndjek rrugën e vetmisë dhe izolimit nga njerëzit. Ndoshta pikërisht kjo më shtyri që ta studioja filozofinë. Por problemi i filozofisë është se ajo gjithmonë i parashtron pyetjet problematike por asnjëherë nuk ofron përgjigje.

Si arrite në ateizëm?

Njeriu me besim të fortë pritet që të kthehet te Zoti; kjo është e natyrshme kur njeriu përballet me vështirësi. Pra të kthehet te Zoti e ta lus atë për ndihmë, përkrahje, sukses, paqe dhe rehati. Por unë isha si fëmijë, e fëmija në shumicën e rasteve kur të hidhërohet me prindërit vendos që t’i bojkotoj ata e të izolohet. Pra bëhet naiv dhe i tendosur, e pikërisht kjo më ndodhi mua. Kush ishte përgjegjës për këtë që po më ndodhte. Me sa duket unë nuk kisha guxim të ballafaqohesha me babanë tim apo familjen time, ndaj Zoti më faltë, unë ia hedha fajin Allahut. Vendosa ta marrë atë qëndrim dhe disi, nëse mund ta them, ta bojkotoja Zotin.

Çështja e drejtësisë ka qenë shkaku kryesor i orientimit tim drejt ateizmit. Shpesh dëgjon disa nga njerëzit tek thonë se a ka mundësi që njeriu apo prindi t’i dënojë fëmijët e tij me zjarr të përhershëm çfarëdo që mund të kenë bërë ata. Problematika e kësaj pyetjeje është krahasimi, krahasimi i gabuar në esencë. Allahu i madhërishëm nuk është babai yt, pra kush të tha se Zoti është prindi yt, nga e nxore ti këtë … Allahu është krijuesi madhështor, i gjithëfuqishëm, i gjithëpushtetshëm, që merr hak ndaj atyre që meritojnë. E kurdo që kjo kategori njerëzish përballet me vështirësi dhe pakënaqësi për shkak të padrejtësive të botës, që shkaktohen nga njerëzit, mendojnë se Zoti është i padrejtë me ta. Ti, o zotëri, nuk e di të fshehtën, kapaciteti yt, të kuptuarit tënd është shumë i kufizuar dhe i shkurtër. Zoti ndoshta të privon nga diçka sepse Ai e di mirë se kjo është në të mirën tënde.

Pyetjet si: pse Zoti i dha atij jobesimtari një milion dollar kurse unë mbarova nga varfëria. Pra një pyetje e tillë nuk është korrekte sepse gjërat nuk janë kaq thjesht, Zoti tu jap vetëm besimtarëve! Jo, jeta është krijuar thjeshtë që të testohemi e të sprovohemi në të.

Seriozisht doktor, a ishe rehat gjatë asaj periudhe?

Problemi tek ateizmi është se njeriu jeton pa qëllim, pa synim final dhe pa kuptim. Jeta është thjeshtë bosh, e pakuptimtë. Nuk mund të thuhet se ateisti jeton rehat apo i lumtur kjo është shumë e thjeshtë sepse Zoti na mëson “E kushdo që shmanget nga përkujtimi Im, do të ketë një jetë të vështirë…” (Ta Ha, 24). Thjeshtë njeriu medoemos se do të vuaj nga diçka.

Punoja jo zyrtarisht në universitet dhe njëri nga profesorët aty më rekomandoi për një punë në një qendër tjetër hulumtimi. Qendra ishte themeluar rishtazi dhe aty po bënin një hulumtim rreth zhvillimit në vendet arabe. Në atë qendër dëshironin ta kuptonin se pse arabët dhe muslimanët kanë mbetur prapa kurse perëndimi ka avancuar. Pas gati dy vite punë të vazhdueshme, në kërkime, arritëm të një përfundim që rezulton se secila shoqëri njerëzore që dëshiron të avancoj e të ecën përpara duhet të punoj me një sistem shkencor dhe informativ të koordinuar e ndërveprues.

Pra ky sistem shoqëror duhet të reflektoj kulturën e asaj shoqërie, identitetin e saj dhe besimin e saj. Ndërsa ajo që ka ndodhë në shoqëritë tona arabe apo muslimane, është për keqardhje. Sepse ne kemi marrë prej secilit vend nga një ‘këngë’ por këto ‘këngë’ ka qenë aq të pakoordinuara sa që kanë shkaktuar kaos. Pra ne kemi marrë nga sistemi kapitalist disa tipare, nga sistemi socialist disa tipare dhe disa gjëra të imta i kemi lënë nga sistemi islam.

Pra sa i përket të drejtës martesore dhe gjendjes civile shohim se Islami praktikohet në masë të vogël. Por në ekonomi ne punojmë sipas sistemit kapitalist kurse në politikë pjesërisht sipas sistemit socialist, ku shteti kontrollon gjithçka. Pra një përzierje paradoksale, kundërthënëse, kontradiktore dhe me një përplasje të vazhdueshme vlerash. Natyrisht në një situatë të këtillë është e pamundur të arrihet zhvillimi dhe avancimi. Ky rezultat, tek i cili arritëm pas një pune voluminoze, për fat të keq, ishte një katastrofë për sa i përket bordit të menaxhimit të qendrës ku punoja.

Këtu fillova ta pyes veten përse luftohet Islami kaq shumë. Çfarë të keqe përmban kjo fe që këta njerëz po mundohen t’i mbajnë njerëzit sa më larg saj?!

Gjatë kohës së ateizmit, Zoti kurrë mos e ktheftë, isha i humbur tërësisht. Gjatë kësaj kohe natyrisht se isha larguar tërësisht nga Kurani. Madje mund të them se edhe kisha frikë ta lexoja atë. Kështu vazhdoi situata derisa fillova hulumtimet rreth perëndimit, Islamit, prapambetjes, përparimit, zhvillimit,… etj.

Nuk e di, në atë kohë, Zotit i qofshim falë, sikur versi fisnik i Kuranit që thotë ‘’A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para të Vërtetës që Ai ka shpallur’’ … (Hadid, 16); ky vers më goditi por edhe ma kthjelli trurin. Pra ‘’A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para të Vërtetës që Ai ka shpallur’’ u ndjeva sikur ky vers po më flet mua personalisht dhe është shpallur për njerëz të humbur si unë.

Më pas fillova ta rishikoj Kuranin në përgjithësi e sidomos versët që flasin për sprova. Si fjala vjen ‘’Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë’’ (Bekare, 155/156).

Ky vers më shkundi në tërësi, vranësirat që më kishin mbuluar gjatë jetës u zhduken. Sikur ta kuptoja këtë vers që nga fillimi do të strehohesha te Allahu. Zoti më thotë përgëzoi durimtarët. Mirëpo, lartësuar qoftë Zoti, padituria dhe mendjemadhësia më kishin kapluar. Megjithatë falënderoj Zotin për çdo gjendje.

Një filozof shumë i njohur britanik quhet Antony Flew. Ky njeri ka vdekur para disa vitesh dhe ishte profesor në Universitetin Oksford. Ai konsiderohej si udhëheqësi kryesor i ateistëve, pra referenca kryesore dhe më e rëndësishme e ateizmit. Pra nëse me lejohet ta them kështu ‘Ebu Xhehli i ateistëve’. Në vitet e pesëdhjeta ai shkroi një artikull shkencor që konsiderohej ‘Bibla e Ateistëve’ për shkak të numrit të madh të ateistëve që e citonin dhe argumentonin me këtë artikull.

Ky shkencëtar gjithmonë thoshte ‘ndiq evidencat shkencore kudo që të çojnë ato’. Dhe para pak vitesh ai shkroi librin e tij të fundit me titull: -Zoti ekziston- (There is a God), pra njeriu devijoi apo ia ktheu shpinën ‘besimit’ të ateistëve. Ai shprehet qartë unë vërtetë ndoqa parimet e mia, pra ndoqa evidencat shkencore, ndoqa zbulimet shkencore për pesëdhjetë vjet. Ndaj nuk munda të ikë nga kjo përgjigje e patjetërsueshme, Zoti ekziston.

Praktikisht njeriu që pretendon se përmes ateizmit çlirohet, ai gënjen vetveten. Nuk mund të jesh i lirë përderisa jeton në një shoqëri njerëzore. Gjithmonë ekziston mbikëqyrja shoqërore, ekziston ligji, rregulloret, kufizimet. Njeriu gjithmonë jeton i kufizuar nga institucionet e ndryshme, përse atëherë ke vendosur që i vetmi të cilit nuk dëshiron t’i bindesh është Zoti, i cili është Krijuesi yt. Kur thua se dua të bëhem ateist ke bërë një zgjidhje torollake. Kjo sepse ti nuk mund të jesh i lirë, ti në fakt e humb lirinë e vërtetë, sepse liria e vërtetë arrihet vetëm atëherë kur i bindesh Zotit, Krijuesit të vërtet.

Përgaditi Hoxhë Driton Morina

Shkëputja nga kjo intervistë: https://www.youtube.com/watch?v=4VJumT67qbw&t=73s

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit