4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Atë që shkenca e zbuloi në shekullin e XX, ishte e shkruar 1400 vjet më parë në Kuran (VIDEO)

Më të lexuarat

Shkenca sot na thotë se ekzistojnë vale të brendshme dhe të jashtme në oqean. Valët e brendshme luhaten brenda për brenda oqeanit, ndërsa të jashtmet në sipërfaqen e tij.

Shkenca këtë e ka zbuluar në shekullin XX-të, por ky fenomen është përmendur 1400 vjet më pare, në Kuran.

‘Ata janë si errësira brenda një deti të padepërtueshëm i cili është i mbuluar me valë, mbi të cilat janë valë, mbi të cilat janë retë.’

Ky varg përmend se ujërat e thellë të detyrave dhe oqeaneve janë të mbuluara nga valët dhe mbi këto valë janë valë të tjera. Është e qartë se grupi i dytë i valëve janë ato të cilat ne i shohim, ngase në varg përmendet se mbi këto valë janë retë, transmeton lajmi.net

Si e ka ditur këtë një njeri që ka jetuar 1400 vjet më parë në shkretëtirë dhe përse e ka përmendur këtë? Nga ka ardhur kjo dijeni? A ka qenë shkencëtar apo ka bërë thjesht ka hamendësuar?

Si mundi një njeri analfabet i cili ishte bari të vijë me një libër të tillë në shoqëri ku 95% e njerëzve ishin analfabet?

Historianët nuk mund të shpjegojnë se si banorët e shkretëtirës mposhtën perandoritë më të mëdha të asaj kohe, siç ishin romanët dhe persianët.

Si mundet ky njeri ende të ndiqet nga miliona njerëz? Libri që solli ai tek njerëzit, si u memorizua nga miliona të tillë në zemra?

“Nëse ata thonë: “Ai e ka trilluar atë!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!” Dhe i Lartësuari ka thënë: “Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.” – thuhet në Kuran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit