4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

ATË QË NA RREZIKOHET, DUHET RUAJTUR MË SHUMË – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Atdheu është i të gjithëve. Kështu është edhe siguria dhe rendi. Të gjithë jemi përgjegjës për të kontribuar sipas kompetencave dhe mundësive që kemi.
Shenjtëria e sigurisë dhe rehatisë tejkalon bindjet ideologjike, animet dhe preferencat politike dhe, pikërisht ky është momenti kur të gjithë, pa përjashtim, të bëhemi bashkë për të mirën e vendit.
Në anën tjetër, asnjëri nuk ka drejtë t’ua rrëmbejë lavdinë e kontributit dhe sakrificës bijëve dhe bijave të vendit që janë pjesë e strukturave të sigurisë. Suksesi i organeve të rendit është edhe i yni, gjersa plagët dhe dhimbjet e tyre janë edhe tonat. Çdo sakrificë e tyre duhet të jetë shumëfish e mirënjohur prej neve, e kur japin më të shtrenjtën, vetëm Zoti i gjithësisë mund t’i shpërblejë.
Ata që kujdesen për sigurinë, qetësinë e mirëqenien e vendit tonë, janë heronjtë tanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit