-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ata donin t’ia digjnin zemrën, por ai dogji zemrat e tyre

Më të lexuarat

Pas më shumë se gjashtë muajsh të luftës barbare të Izraelit në Gaza, okupatori po kërkonte një imazh të një fitoreje të rreme dhe një triumfi të falsifikuar!
Pra çfarë bënë ata?
Kur nuk arritën fitoren e dëshiruar, treguan urrejtjen dhe poshtërsinë e tyre dhe vranë djemtë e kreut të byrosë politike të lëvizjes Hamas në shenjë hakmarrjeje!
Okupimi me veprimin e tyre frikacak deshi t’i digjte zemren liderit muxhahid Ismail Hanijeh. Gjate vizitës së Bajramit të Fitrit ata vranë tre djemte e tij dhe dy niperit e tij, por ai dogji zemrat e tyre te poshtra dhe ua shpartalloi shpirtrat e dështuar me qëndrimin e tij të madh dhe besimin e thellë gjatë marrjes së lajmit.
Ebu Al-Abd (Ismail Hanijeh), i cili nuk bënte dallim mes bijve dhe nipërve të tij dhe bijve të popullit të tij, e priti me burrëri, besim dhe gjakftohtësi që i përshtatej atij dhe pozitës së tij dhe pa e shtyrë për më vonë përfundoi vizitën e tij për të përshëndetur të plagosurit në një spital në Doha, pasi u dha lamtumirën fëmijëve të tij dhe ua la në amanet Allahut. Në të njejtin moment sapo i erdhi lajmi, pa asnjë mundësi aktrimi këtë orë – ai barazoi mes bijve të popullit të tij dhe bijve të tij. Ai shpalli se gjaku i tyre nuk është më i çmuar se gjaku i pjesës tjetër të njerëzve të Gazës dhe Palestinës. Është një pozicion i burrave të mëdhenj dhe është një goditje për armikun dhe një njoftim për dështimin e misionit të tij për të thyer forcën e rezistencës duke shkaktuar dhimbje në udhëheqjen e saj dhe agresionin e tij kundër familjeve të tyre, shtëpive dhe makinave të tyre.
Me gjithë dhimbjen e humbjes së dëshmorëve dhe dhimbjen e ndarjes, që nuk ka dyshim se e ka goditur Ismail Hanijen dhe familjen e tij të nderuar, dhe ne të gjithë jemi goditur me ta, një pikëllim i tillë nuk është pikëllim i një familjeje e as nuk është thjesht një pikëllim i një populli, por më tepër një pikëllim i kujtdo që i përket vërtetë këtij kombi.
Por ajo që kemi ditur për ngritjen e tyre mbi plagët dhe përbuzjen ndaj vuajtjes së madhe është dëshmi e shtuar shumë provave të tjera që vërtetojnë se populli ynë, rezistencën, qëndrueshmërin dhe këmbëngulja e tyre për të drejtat e tyre, insistimi për ta shporrur armikun e tyre nga toka e vet dhe nga shenjtëritë e tyre, sot, falë Zotit Fuqiplotë, janë duke u udhëhequr nga një udhëheqje që nuk kursen as pasuritë më të çmuara që ka, as të dashurit e vet dhe as pasurinë, dhe nuk e llogarit shumë edhe nëse humbasë çdo gjë në rrugën e udhëheqjes së popullit të saj në rrugën e çlirimit dhe përfundimin e gjithë projektit sionist në tokat e tyre dhe shporrjen e tyre nga shenjtërit tona.
Pushtimi izraelit është i vetëdijshëm dhe i sigurt për disfatën sa herë që sheh këtë këmbëngulje legjendare nga udhëheqësit e tij, edhe nëse nuk e pranon publikisht!
Ismail Hanijeh në momentin kur e merr lajmin e rënies dëshmorë të djemve dhe mbesave e nipave të tij qëndron shtatlartë dhe i pathyeshëm, në kohë kur djemtë e Netanjahut dhe djemtë e udhëheqjes së shtetit sionist enden rrugëve të Amerikës dhe Evropës për t’i shpëtuar luftës dhe detyrimeve të saj. Ndërsa pjesa tjetër e popullit izraelit shërben në ushtri dhe vritet nga duart e muxhahidëve në Gazën e krenarisë.
Sigurisht, ky operacion frikacak do të jetë një mallkim i ri dhe shkëndija e një lëvizjeje popullore sioniste kundër Netanjahut dhe të gjithë liderëve të këtij shteti okupator, të cilët kanë filluar të bëjnë tregti me gjakun e popullit të tyre dhe të burgosurve të tyre me muxhahidët, për të ndërtuar lavdi personale, dhe për të siguruar më shumë para për fëmijët e tyre për t’u dehur në baret e Amerikës, Evropës dhe sigurisht, Tel Avivit.
Unë them sot: Imazhi është përmbysur dhe ai paralajmëron fitoren e Zotit të Plotfuqishëm për muxhahidët.
Palestina humbi atëherë kur drejtuesit e shtetit sionist ishin idealist dhe pronarë të një projekti, ku edhe ata edhe fëmijët e tyre po merrnin pjesë bashkë me bandat e sioniste, duke ofruar edhe veten edhe paratë, si sakrificë për këtë projekt, në përputhje me fjalët e Zotit të Plotfuqishëm “më të fuqishëm” për të arritur ëndrrat e tyre dhe për të konsoliduar agresionin e tyre. Në atë kohë, Në këmbim, liderët arabë, si Netanjahu sot, po argëtoheshin me fëmijët e tyre dhe ndoshta po deheshin në kryeqytetet e Perëndimit ndërsa bënin beteja të rreme me ushtarët e tyre dhe nuk u interesonte as ajo që ishte e shenjtë as dinjiteti e as nderi, edhe nëse hynin në një betejë, ata hynin në të pa përgatitje dhe pa vullnet për të sakrifikuar asgjë, përveç ushtarëve të tyre, të cilët i hudhin pa armatim ose pa llogaritje të duhura, në beteja me rezultate paraprakisht të njohura, qëllimi i të cilave ishte përhapja e dëshpërimit te popujt dhe të fillojnë të humbasin besimin në se ekziston mundësia e çlirimit. Ndërkohë që fëmijët e tyre po argëtoheshin në vendet e ndryshme të botës dhe harxhonin para, të cilat do duhej të shpenzoheshin për armatim.

Në këto atmosfera dhe rrethana, sionistët krijuan entitetin e tyre në tokën e Palestinës, por tani, në dritën e përmbysjes së imazhit dhe sakrificave të muxhahidëve, udhëheqësit e të cilëve u paraprijnë, me këtë sakrificë të madhe të shpirtrave të tyre, fëmijëve dhe pasurisë së tyre dhe abstenimin e tyre nga çdo gjë e çmuar dhe shpenzimin e krejt asaj në rrugën e çlirimit të shenjtërive.
Ky është një lajmëtar, me dëshirën e Zotit të Plotfuqishëm, i rënies së këtij entiteti, pavarësisht se sa shumë Amerika përpiqet ta stabilizojë atë, për sa kohë që populli ynë ofron si këta liderë bujarë që japin veten, fëmijët e tyre, të dashurit e tyre dhe gjithçka që zotërojnë dhe që përgatisin sa më shumë fuqi ushtarake për t’u përballur me këtë armik, në mënyrë që zëri i së vërtetës të jetë më i lartë, dhe popujt dhe shenjtërit të çlirohen, nderet dhe shenjtëritë të ruhen dhe armiku të mposhtet.
Allahu nuk e then premtimin e Tij dhe Ai nuk do ta vonojë fitoren e Tij, Ai, lavdërimi i qoftë Atij, thotë: “Nëse e përkrahni Zotin, Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju forcojë këmbët tuaja”, dhe Ai thotë: “Dhe përgatisni kundër tyre çfarëdo forca që mundeni dhe shalën e kuajve me të cilat mund të tmerrosh armikun e Zotit dhe armikun tënd.” Tanimë Fitorja është afër dhe qëndrimi yt madhështor, vëllai im Ebu Al-Abd, është edhe një provë e re në këtë drejtim.
Zoti i mëshiroftë fëmijët dhe nipërit tuaj, o prijës i respektuar muxhahid, ju që me durimin, qëndrueshmërinë dhe ngritjen tuaj mbi plagët, dogjët zemrën e një armiku që donte të digjte zemrën tuaj dhe të gjithë zemrat tona me krimin e tyre qyqar. Pra ia ktheve mbrapsht magjinë magjistarit! Zoti i mëshiroftë fëmijët dhe nipërit e mbesat dhe ua ngre pozitën e tyre në Xhenet, dhe neve dhe juve ju mbledh me ta në Xhenetin e Përjetësisë, Zoti i mëshiroftë fëmijët tuaj dhe Të gjithë liderët autentikë dhe fëmijët e tyre që janë sakrifikuar në rrugën e çlirimit!
Allahu të shumfishoftë shpërblimin për durimin dhe qëndrueshmërinë tuaj në të vërtetën e prioriteteve të udhëheqësve të ndershëm dhe ta forcoftë zemrën edhe më shumë edhe e djegtë zemrën e Netanjahut dhe të gjithë shtetit të tij okupator.
Zoti i mëshiroftë të gjithë dëshmorët e Gazës dhe Palestinës dhe të gjithë dëshmorët e kombit tonë në rrugën e shpëtimit nga pushtuesit, agresorët dhe shtypësit, dhe Zoti i dhëntë fitore të afërtë dhe të fuqishme muxhahidëve në tokën e Gazës, Bregun Perëndimor dhe të gjithë Palestinën, dhe nuk ka dyshim se ju dhe ne me ju të gjithë e dimë se rruga jonë është e mbushur me vështirësi, e mbushur me gjemba dhe fatkeqësi, por ajo të çon në Çlirimin përfundimtar, me lejen e Zotit.


Dr. Navaf Takrouri
Kryetar i Shoqatës së Dijetarëve Palestinez

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit