-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Associated Press: kjo është vuajtja më e re që po vuajnë ujgurëg mysliman nga regjimi kinez

Më të lexuarat

Banorët e Xinjiang, një pjesë veriperëndimore e Kinës ku më shumë se gjysma e popullsisë janë ujgurë dhe anëtarë të komuniteteve të tjera myslimane, janë detyruar të marrin ilaçe problematike prej me masave kufizuese COVID.

Duke cituar bisedime me disa banorë të krahinës, AP njoftoi se autoritetet rajonale po zbatojnë masa të rrepta, përfshirë mbylljen fizike të njerëzve në shtëpitë e tyre, karantinë për më shumë se 40 ditë, si dhe arrestime të atyre që nuk i binden këtyre vendimeve.

Shumë banorë të kësaj zone u detyruan të marrin produket e mjekësisë tradicionale kineze, e cila, sipas disa ekspertëve, shkel etikën mjekësore.

AP e bazoi këtë raport në shënime qeveritare, postime në media sociale dhe intervista me tre banorë vendas në karantinë.

Kampet e riedukimit

Asnjëherë nuk është konfirmuar që ilaçet tradicionale kineze veprojnë kundër COVID-19 dhe një nga përgatitjet e tij – Kingfei Paidu – ka përbërës që janë të ndaluar në Gjermani, Zvicër, SHBA dhe vende të tjera, oasi përmbajnë nivele të larta të substancave toksike dhe kancerogjene.

Sipas raporteve, megjithëse nuk ka raste të reja të infeksionit në Xinjiang, masat kufizuese në këtë zonë janë akoma më të ashpra se në pjesët e tjera të Kinës, pretendon AP.

Situata e të drejtave të njeriut në Xinjiang është një çështje shqetësuese dhe dënuese në rritje nga bashkësia ndërkombëtare.

Ka gjithnjë e më shumë informacion në lidhje me ndalimin masiv të ujgurëve në kampe të riedukimit.

Pekini mohon se ujgurët i janë nënshtruar represionit në çdo mënyrë, duke vënë në dukje se këto janë pika trajnimi arsimore që synojnë parandalimin e terrorizmit dhe separatizmit dhe “qendra të trajnimit vullnetar” ku njerëzit mësojnë aftësi të dobishme, pas së cilës ata janë të lirë të largohen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit