-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Assad: Siria dhe aleatët – të bashkuar kundër terrorit

Më të lexuarat

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se Siria, Rusia, Iraku dhe Irani, janë të bashkuar në luftimin e terrorizmit.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar sot se zoti Assad është shprehur se këto katër shtete kanë arritur “rezultate praktike”.
“Aleanca ndërmjet Rusisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit, duhet të ketë sukses, në të kundërtën, i gjithë rajoni do të shkatërrohet”, tha Assad.
Këto komente u bënë derisa Rusia, më 30 shtator i ka lansuar sulmet ajrore kundër pozicioneve të kryengritësve në Siri.
Në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar se fushata e bombardimeve të Rusisë është “gabim i rëndë”.
“Hapat që Rusia po i ndërmerr dhe fushata e bombardimit në Siri janë krejtësisht të papranueshme për Turqinë“, tha zoti Erdogan, duke parashikuar se këto sulme “do ta izolojnë Rusinë në rajon”.
Rusia tha se aeroplanët e saj luftarakë kanë ndërmarrë 20 fluturime në Siri, gjatë 24 orëve të fundit, duke i sulmuar 10 caqe të militantëve të Shtetit Islamik.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit