1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Assad paralajmëron efektin domino

Më të lexuarat

Nëse qeveria siriane dështon, vendet e tjera të rajonit do të vuajnë, tha presidenti sirian, Bashar al-Assad, për një media turke gjatë së premtes.

Lideri kontrovers tha për “Ulusal TV” të Turqisë, se shtetet fqinje, në vend që të jenë aleate, po influencohen nga fuqitë e huaja.
“Një luftë në Siri do të ndikonte te vendet e tjera në rajon dhe, ndoshta, me efektin domino do të ndikonte edhe te disa vende më të largëta gjithashtu”, tha Assad. “Shtetet arabe, të cilat nuk e kanë mbështetur regjimin sirian, pikërisht ato janë vende aspak të pavarura dhe që qëndrojnë nën tutelën e vendeve të huaja”.
Siria është në mes të një lufte civile, e cila i ka rrënjët në marsin e 2011-s, kur protestuesit, pjesërisht të inspiruar nga tensionet e Pranverës Arabe në rajon, nisën demonstratat për më shumë liri.
Ajo lëvizje, shumë shpejt mori një drejtim tjetër, atë kundër Assad, i cili u emërua president i Sirisë nga parlamenti në vitin 2000, pas vdekjes së të atit. Qeveria u përgjigj me goditje të ashpra, të cilat sollën pasoja shkatërrimtare. Kombet e Bashkuara llogarisin mbi 70 mijë viktima gjatë përleshjeve.
I pyetur të premten, nëse ai do të konsideronte dorëheqjen për hir të stabilitetit, Assad nuk i përmendi trazirat brenda Sirisë, por tha se dëshirat e vendeve të tjera nuk ndikojnë aspak tek ai. “Unë jam një lider i zgjedhur nga populli sirian, – tha ai. – Nëse do të mbetem president, kjo vendoset nga populli sirian, jo nga shtetet e huaja”.
Ai vecoi Shtetet e Bashkuara si një komb, i cili “masakroi miliona” persona në Irak, Afganistan dhe Libi. Ai kritikoi gjithashtu Turqinë, duke thënë se fqinji i Sirisë “ka një dorë në gjakderdhjet në Siri”.
Lufta brutale civile i ka marrë jetën më shumë se 6 mijë vetëve, vetëm gjatë muajit mars, duke e kthyer atë në muajin më të përgjakshëm që nga nisja e trazirave, raportoi Observatori Sirian për Të Drejtat e Njeriut, gjatë kësaj jave./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit