19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Italia fal kolonelin e CIA-s i cili rrëmbeu egjiptianin Ebu Omer

Më të lexuarat

Presidenti italian Giorgio Napolitano ka falur një kolonel të forcave ajrore amerikane, i dënuar në mungesë për rrëmbimin e imamit egjiptian Abu Omar, në vitin 2003 në Milano.

Joseph Romano ishte një nga 23 amerikanët e gjykuar dhë dënuar nga gjykata italiane për operacionin sekret të CIA-s që çoi në rrëmbimin e klerikut.

Egjiptiani Ebu Omer deklaroi se ai u transportua në vendlindjen e tij, ku dhe u torturua.

Në njoftimin e saj, zyra e presidentit Napolitano citoi ndryshimin e politikave amerikane të sigurisë të ndërmarra nga presidenti Barack Obama.

“Obama, menjëherë pas zgjedhjes së tij, u dha fund praktikave të sigurisë kombëtare të konsideruara nga Italia dhe Bashkimi Evropian jo në përputhje me parimet themelore të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Në të nënvizohet gjithashtu se, presidenti italian shpreson t’i japë një zgjidhje një çështjeje të konsideruar si të papreçedentë nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të dënimit të një oficeri amerikan të NATO-s për veprime të kryera në territorin italian.

Vendimi për të falur kolonelin Romano, vijon më tej njoftimi zyrtar, u frymëzua nga të njëjtat parime që Italia shpreson të përdoren në rastin e dy marinarëve italianë që akuzohen për vrasjen e dy peshkatarëve në Indi./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit