0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Assad: E refuzuam Turqinë kur na kërkonte ndihmë për Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti sirian Bashar Assad drejton një nga shtetet më të përfolura për shkak të luftës dhe rrezikut nga ISIS, por në një intervistë për gazetën “Politika” të Serbisë, ai ka folur edhe për Kosovën, pavarësinë e të cilës ka thënë se nuk do ta njoh kurrë dhe se për këtë i ofron mbështetje Serbisë.

Madje Assad ka thënë se për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.

“Në mbështesim Serbinë përkundër faktit se Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por që e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur përpara luftës në Siri, 7 apo 8 vite më parë dhe ne refuzuam përkundër marrëdhënieve të mira me Turqinë në atë kohë. Ne mbështetëm Serbinë”, ka thënë Assad.

Por Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përballë me luftë nga opozitës që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve ’90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.

“Lufta në vendin tuaj ishte prezantuar si akt humanitar i luftës, ku perëndimi intervenoi të mbroj një grup të njerëzve nga një tjetër. Shumë njerëz e besuan këtë tregim. Në Siri, perëndimi është duke e përdorur të njëjtën maskë humanitare. Në fakt, Perëndimit nuk i intereson as për njerëzit tuaj e as për tonët e madje as për kurrkënd në botë përpos interesave të tyre”, ka thënë Assad në intervistë për gazetën “Politika”.

Për këtë arsye, Assad ka thënë se Siria gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit