1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Lajçak thotë se ajo për të cilën janë pajtuar duhet të zbatohet

Më të lexuarat

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, vazhdon të mbetet ende temë diskutimi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë temë, ka folur sot edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka thënë se kjo është një çështje për të cilën është pajtuar Kosova dhe se e njëjta duhet të zbatohet.

“Sa i përket Asociacionit është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova përfshirë këtu përmes ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes. Ka një parim të mirënjohur të drejtës ndërkombëtare, që thotë se ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje nuk është diçka të cilën e kërkon Brukseli, por është marrëveshje për të cilën palët janë pajtuar në dialog.

“Kjo nuk është diçka që Brukseli e kërkon, kjo është diçka për të cilën janë pajtuar palët në dialog pra Kosova dhe Serbia. Pozita jonë si BE është e drejtuar si në anën e Kosovës dhe Serbisë, pra ajo që është pajtuar duhet të zbatohen”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së ka theksuar se nuk mund t’i ikim kësaj çështje dhe se kjo nuk është vetëm që të kënaqim BE-në por që ta shtyjmë procesin përpara.

Ndryshe ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë plan rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kosova e ka Asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po me del Asociacioni i komunave të Kosovës. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Kosovës për ndonjë plan të Asociacionit të komunave me shumicë serbe…Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk kam çfarë të shtojë”, kishte deklaruar Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit