0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

ASNJËHERË MOS MENDO SE DO TË SHPËTOSH NGA PËRGJEGJËSIA PËR ATO QË THUA DHE VEPRON

Më të lexuarat

KUJDES
ASNJËHERË MOS MENDO SE DO TË SHPËTOSH NGA PËRGJEGJËSIA PËR ATO QË THUA DHE VEPRON.
ATO OSE DO TË JENË PRO TEJE, OSE KUNDËR TEJE.
ALLAHU AZZE UE XHEL-LE THOTË:
وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۚ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا
 “Mos fol për atë që nuk ke njohuri. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.”El Isra’: 36]
Mos iu afro asaj për të cilën nuk ke njohuri
Kurrë mos paso diçka për të cilën nuk ke dije. Përkundrazi,sigurohu mirë në gjithçka që thua dhe vepron.
Asnjëherë mos mendo se do të shpëtosh nga përgjegjësia për ato që thua dhe vepron.
Ato ose do të jenë pro teje,ose kundër teje.
Allahu i Madhëruar thotë:
Dëgjimi,shikimi dhe zemra-për të gjitha ato ka përgjegjësi.
Shpjegimi i këtij ajeti…
Le ta dijë robi se ai do të pyetet për gjithçka që ka folur, vepruar dhe do të pyetet për ç far i përdori trupin dhe pasurinë e tij.
Atëherë,le të përgatisë përgjigje për çdo pyetje.
Trupin ja krijoji Zoti që ai ta nënshtrojë për ta adhuruar Atë si një të vetëm,dhe pikërisht kjo është përgjigjja e duhur për pyetjet që e presin robin.
Vetëm duke e përdori trupin në adhurimin e Zotit dhe sinqeritetin në zbatimin e fesë së Tij,si dhe duke e ruajtur nga ndalesat e Zotit,mund të thuhet se robi i ka përgatitur përgjigjet që e presin.
Tefsiri i Saadit ( Zoti e mëshiroftë).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit