3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Asnjë kolegj s’bëhet universitet

Më të lexuarat

Asnjë nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë as këtë vit nuk i plotësojnë kushtet të akreditohen si universitet. Ferdije Zhushi-Etemi, drejtoreshë e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, ka thënë se asnjë nga kolegjet që veprojnë në Kosovë nuk i kanë arritur kriteret e parapara me Ligj për Arsimin e Lartë që të akreditohen universitet.

“Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë në fuqi, asnjë kolegj pas këtij procesi nuk mund të arrijë të akreditohet si universitet. Për ta arritur këtë nivel kolegjet duhet të akreditohen në pesë fusha të ndryshme të programeve të doktoratës që, sipas kapaciteteve ekzistuese për hulumtime shkencore, këto institucione tani për tani nuk mund ta arrijnë këtë kriter”, ka thënë për “Epokën e re”, Zhushi-Etemi.

Ajo ka treguar se vizitat e ekipeve të ekspertëve të akreditimit në institucione kanë filluar në muajin shkurt 2013 dhe se deri tani janë kryer në një numër të konsiderueshëm. “Kanë mbetur edhe disa institucione për t’u vizituar në dy javët në vazhdim. Planifikojmë që të gjitha vizitat të përfundojnë deri më 10 qershor”, ka treguar Zhushi-Etemi./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit