26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

“Askush nuk duhet të presë që Turqia të qëndrojë spektatore në Qipro”

Më të lexuarat

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë Republikën Turke të Qipros Veriore si në ishullin e Qipros ashtu edhe në Mesdheun Lindor”, tha Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se askush nuk duhet të presë që Turqia të qëndrojë spektatore në Qipro, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tashmë askush nuk duhet të presë që Turqia të qëndrojë spektatore që populli turk i Qipros të mbetet viktimë e një bllokimi të pafund, dhe të jetë i ekspozuar ndaj kufizimeve që nuk kanë asnjë bazë ligjore”, tha Erdoğan.

Sipas një deklarate të bërë nga Qendra për media e Presidencës turke mësohet se Erdoğan, me rastin e “20 korrikut festës së paqes dhe lirisë” i ka dërguar një mesazh presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı.

Erdoğan në mesazhin e tij ka shprehur urimet më të përzemërta personale dhe në emër të popullit të tij për të gjithë popullin turk të Qipros. Ai ka shtuar më tej se turqit e Qipros e kanë provuar në çdo rast angazhimin për paqe dhe zgjidhje në ishull, vlerat e tyre pavarësisht kufizimeve të padrejta dhe jolegjitime që është përballur.

Erdoğan tha se populli turk i Qipros ka treguar se ka vullnet, forcë ku me vendosmëri dhe solidarizim mund të kapërcejë çdo sprovë.

“Shembulli i fundit i kësaj është treguar edhe njëherë në procesin e negociatave për ndërtimin e një shteti të ri të përbashkët të bazuar në barazinë politike të të dy palëve i cili është zhvilluar mes palëve në ishulln në kuadër të misionit të qëllimit të mirë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse në Qipro. Ndaj qëndrimit të sinqertë dhe me qëllim të mirë që treguat në këtë periudhë, pala greke i është kundërpërgjigjur me një qëndrim të pa kompromis”, tha presidenti Erdoğan.

“Konferenca e cila u rimblodh në Crans-Montana të Zvicrës fatkeqësisht për këtë arsye ka mbetur pa rezultat, nuk ka arritur një zgjidhje në procesin e negociatave”, tha ai.

Sipas tij, Turqia ashtu sikur deri më sot edhe pas kësaj do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë pranë turqve të Qipros. “Turqia do të vazhdojë të mbështesë Republikën Turke të Qipros Veriore si në ishullin e Qipros ashtu edhe në Mesdheun Lindor, ajo do të jetë garantuesi i paqes, lirisë dhe stabilitetit”, theksoi Erdoğan.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit