1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ASH sot vendos për koalicionin, trepalësh, me BESËN apo Alternativën?!

Më të lexuarat

Aleanca për Shqiptarët sot do të vendos lidhur me koalicionimet. Kryesia qendrore e kësaj partie siç mësohet nga INA për sot ka caktuar mbledhjen ku pritet të jepet vendimi final se a do të ndodhë koalicionimi trepalësh mes ASH – BESA – Alternativa, apo do të ketë vetëm koalicionim dypalësh.

Së fundi zërat flasin për një koalicionim Ash – Alternativa, dhe se për këtë në ASH thonë se ende s’ka vendim. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari tha se ende nuk ka vendim final, dhe se kryesia pritet të vendos. Burime partiake nuk japin detaje se koalicioni trepalësh a është çështje e mbyllur. Nga ana tjetër, brenda ASH-së ka zëra që janë pro Alternativës, por edhe ato pro Lëvizjes BESA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit