0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Asgjësohen rreth 1.000 armë të paligjshme në Kosovë

Më të lexuarat

“Shkatërrimi i këtyre armëve ilegale tregon vendosmërinë tonë për të eliminuar potencialin e dhunës dhe për të siguruar një të ardhme të ndritshme dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës”, tha zv/ministri i Brendshëm, Blerim Gashani.

Rreth 1.000 armë të paligjshme të konfiskuara nga policia e Kosovës këtë vit u asgjësuan në një ceremoni të mbajtur në qytetin e Ferizajt.

Në aktivitetin e mbajtur në një fabrikë në afërsi të Ferizajt morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Blerim Gashani, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq, përfaqësuesi i përhershëm i Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP) për Kosovën Nuno Queiros si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Zv/ministri Gashani tha se ngjarja e asgjësimit të armëve thekson progresin e jashtëzakonshëm që kanë bërë si shoqëri. Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve që të vazhdojnë të punojnë së bashku në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt dhe të jetojnë të lirë.

“Shkatërrimi i këtyre armëve ilegale tregon vendosmërinë tonë për të eliminuar potencialin e dhunës dhe për të siguruar një të ardhme të ndritshme dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës, pa asnjë dallim”, tha ai.

Jankoviq dhe Queiros gjithashtu mbajtën një fjalim dhe përgëzuan institucionet dhe personelin që kontribuan në sekuestrimin e armëve të paligjshme.

Pas fjalimeve filloi asgjësimi i rreth 1.000 armëve të paligjshme të konfiskuara nga policia e Kosovës në operacione të ndryshme këtë vit.

Sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat ndërkombëtare, vlerësohet se qytetarët e Kosovës kanë në posedim më shumë se 200 mijë armë të paligjshme.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit