1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Asad dhe mbeshtetesit duan te marrin kufirin me Turqine”

Më të lexuarat

Ebu Ammar, kreu i grupit opozitar sirian të lëvizjes islame Ahrar al-Sham ka deklaruar se nëse nuk realizohet ky qëllim (rënia e regjimit të Asadit) nuk ka stabilitet në Siri dhe rajon

IDLIB (AA) – Levent Tok / Adham Kako

Udhëheqësi i grupit sirian opozitar të Lëvizjes Islamike Ahrar al-Sham, Abu Ammar, ka deklaruar se regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleatët e tij duan të forcojnë ndikimin e PKK-së dhe të marrin kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Askush nuk mund të mohojë kontributin e vendit vëllazëror, Turqisë, revolucionit sirian. Këtë mund të bëjë vetëm ai që është mosmirënjohës”, tha Abu Ammar në Idlib, duke shtuar se Turqia ka vazhduar të jetë me revolucionin edhe kur ajo mbeti e vetme.

Ai komentoi edhe sulmet me bomba dhe tentimin e grusht shtetit në Turqi si dhe presionet e shumta që bëhen ndaj saj.

“Këto përpjekje, me ndihmën e Zotit, përfunduan të pasuksesshme. Po ashtu edhe presionet politike ndërkombëtare ndaj Turqisë janë mposhtur”, tha Abu Ammar, i cili shtoi se populli sirian është mirënjohës ndaj Turqisë.

Ai theksoi se ekzistojnë marrëdhënie të posaçme me Turqinë dhe uroi që sistemi presidencial në Turqi të jetë i suksesshëm, që është një moment kthesë në historinë e këtij vendi.

“Shpresojmë se ky zhvillim do të ndihmojnë Turqinë, kur është fjala për të mbështetur revolucionin sirian dhe popujt e shtypur në rajon”, tha Abu Ammar.

Duke komentuar për pikën që kanë arritur konfliktet në Siri, ai theksoi se revolucioni sirian është bërë një Revolucion që del përtej kufijve kombëtar.

Ai paralajmëroi se vëzhgimi i qetë i bashkësisë ndërkombëtare kundër përpjekjeve ruse dhe iraniane për zgjerim mund që përleshjet në Siri ti bartë jashtë shtetit.

Ai shtoi se para zgjidhjeve politike në Siri, për të cilën po bëhen përpjekje që të arrihen përmes procesit në Gjenevë, Rijad dhe Astana ka shumë pengesa duke theksuar fuqinë e vetos së Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB).

Përveç kësaj, ai gjithashtu potencoi edhe grupet terroriste që mbështeten nga Irani dhe përpjekjet për pushtime.

“Me atë që regjimi, duke përdorur gazin e ndaluar serin, ka kryer masakrën kimike në Khan Shaykhun, dëshmon se regjimi beson në mbështetjen e Rusisë. Në këtë mënyrë, regjimi nuk i jep rëndësi vendimeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe duke u mbështetur në të drejtën e Rusisë për veto vepron në përputhje me interesat e saj”, tha Abu Ammar.

I pyetur se në çfarë kushtesh do të përfundojë lufta në Siri, e cila është më shumë një krizë politike dhe ushtarake, Abu Ammar tha se “lufta do të vazhdojë derisa të mposhten të gjitha institucionet dhe organizatat e regjimit të Asadit”.

“Nëse nuk realizohet ky qëllim (rënia e regjimit të Assadit) nuk ka stabilitet në Siri dhe në rajon. Pasi që regjimi dhe mbështetësit e tij, dhe ata që përkrahin terrorin janë direkt ose indirekt eksportuesit e terrorizmit në botë”, tha Abu Ammar.

Ammar vuri në dukje dobësimin ushtarak të regjimit të Asadit dhe shtoi se regjimi ka filluar të besojë në shiitët irakianë, militantët shiit afganë, në Hezbollahun dhe në njësinë iraniane “Mbrojtësit e revolucionit”.

Ai theksoi edhe mundësinë e operacioneve në Idlib dhe tha se, në qoftë se kjo ndodh, nuk do të jetë operacioni i parë i regjimit dhe milicive shiite, dhe se vitin e kaluar ka pasur një përpjekje të ngjashme ushtarake.

Ammar rikujtoi se përpjekjet e mëparshme të regjimit, Iranit dhe Rusisë ishin të pasuksesshme, dhe vuri në dukje mundësinë për një “risi, ku regjimi dhe rusët përveç milicive shiite iraniane mund të përdorin edhe militantët e PKK-së”.

“Regjimi i Asadit, Rusia dhe aleatët e tjerë, duke rritur ndikimin e militantëve të PKK-së, kërkojnë të marrin kufirin mes nesh dhe fqinjës vëllazërore Turqisë e cila qëndron pranë revolucionit dhe të popullit tonë. Prandaj ata përpiqen të dëmtojnë revolucionin sirian dhe të rrezikojnë sigurinë e Turqisë”, paralajmëroi Abu Ammar, i cili shtoi se do të përpiqet për të parandaluar realizimin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit