-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

As priftërinjtë polakë s’qenkan përmbajtur: kërkimfalje për pedofili në masë

Më të lexuarat

Në raportin e saj të fundit të lëshuar të hënën mbi abuzimin seksual të të miturve, Kisha Katolike Polake renditi 292 priftërinj të cilët dyshohet se kanë abuzuar më shumë se 300 djem dhe vajza nga 1958 në 2020.

Rastet u raportuan tek autoritetet e kishës nga mesi i vitit 2018 deri në fund të vitit 2020, raporton AP.

Raportet u morën nga viktimat, familjet e tyre, klerikë të tjerë, media dhe burime të tjera.

Falje e Kryepeshkopit Wojciech Polak

Në një konferencë online në Varshavë, kreu i Kishës Katolike Polake, Kryepeshkopi Wojciech Polak, u kërkoi falje viktimave, duke përsëritur faljet që kishte bërë më parë.

Sipas statistikave të kishës të mbledhura nga të gjitha dioqezat, 368 raporte të abuzimit të fëmijëve nën moshën 18 vjeç midis 1 korrikut 2018 dhe 31 dhjetorit 2020 u paraqitën tek autoritetet e kishës.

Ato mbulojnë periudhën nga 1958 deri në 2020.

Nga 368 raste, 144 janë konfirmuar, 186 janë ende duke u hetuar dhe 38 janë hedhur poshtë si jo të besueshme. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit