Arti i nxitjes së punëtorëve
Nxitje: është përmbledhje e shtytësve që na shtyjnë ta bëjmë ndonjë punë. Të mirët nxiten të bëjnë atë punë që mendojnë se më shumë është e ndërlidhur me interesin e fesë së tyre, kurse kjo i udhëheqë drejt arritjeve të mëdha dhe veprave madhështore humanitare. Nëse shikojmë procesin e nxitjes nga aspekti administrativ, është me rëndësi të kuptojmë këtë të vërtetë: ti nuk mundesh ti nxitish të tjerët, mirëpo mundesh të ndikosh në atë që i nxitë ata.
Komponente të rëndësishme në nxitjen e aktivistit (punëtorit)
Përgjegjësit, në veçanti, duhet tu japin rëndësi këtyre tre komponenteve:
1- Bashkëpunimit me institucionin: punëtorët (aktivistët) nxiten ma shumë në punë kur të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion, me të cilin janë duke punuar.
2- Bindja: kur të kuptojnë punëtorët se punën që janë duke e bërë është shtesë cilësore aktivitetit të institucionit, kjo i nxitë që të vazhdojnë me të njejtin seriozitet dhe aktivitet.
3- Zgjedhja: punëtorët ndihen më të nxitur të veprojnë dhe me seriozitet më të madh kur tu jepni të drejtë për të marur vendime gjatë punës. Mirëpo, ti duhet të kërkosh edhe metoda tjera të përshtatshme për t’i nxitur: duke u dhënë pagesa shtesë, duke u mundësuar zyre të re, duke i dhënë një ose disa ditë pushim, etj. Mirëpo në çdo rast duhet përqëndruar në komponentet që ndikojnë në nxehje të punëtorëve në këtë punë, sidomos ato komponente që gjinden në brendësinë e secilit prej tyre.
Shkaqet që pengojnë nxitjen
Mendo mbi shkaqet që shkaktojnë që disa punëtor të mos jenë të nxehur të punojnë te ti. A mendon se ndonjëri prej këtyre shkaqeve gjindet në vendin e punës tënde?:
1- Frikë ose trishtim nga ky institucion.
2- Kalimi i shumë formaliteteve, prej të cilave nuk ka ndonjë dobi, të cilat mund të shkurtohen ose të kalohen.
3- Ndenja e brengës te punëtorët për shkak të afatit të caktuar për të kryer punën.
4- Kundërshtimi dhe ndërhyrja e urdhërave që burojnë nga burime të ndryshme.
5- Stërvitja e pakët.
6- Keqkuptimi i madh mes përgjegjësve dhe administratës.
7- Ndërhyrja mes qëllimeve afatgjate dhe afatshkurte të institucionit.
8- Udhëzimi i pakët.
9- Qëllimet e paqarta.
10- Koha dhe burimet e vogla, të cilat nevojiten për ta kryer një punë.
11- Mosdhënja rëndësi nga ana e administratës mbi vlerësimin e punëtorëve të mirë dhe kontributet e dalluara të tyre.
Mjete të dobishme për të fituar bashkëpunimin e punëtorëve
· Puno që të ngrisish ndenjat e nderimit dhe vlerësimit të punëtorëve duke i lavdëruar dhe duke lavdëruar të arriturat e mira të tija.
· Mundohu të posedosh durim dhe bëja me dije punëtorëve se je i interesuar për ta.
· Mundësoju punëtorëve që të marin pjesë në bartjen e përgjegjësisë për të përmirësuar punën dhe vepro që ti stërvitish në këtë.
· Mundohu, që punëtorët e qetë, ose ata zhurmëmëdhenj, ose ata që janë të kënaqur me punën, ti bëshë që të ndihen se je i kënaqur me të gjith në mënyrë të barabartë.
· Mundësoi punëtorëve të marin pjesë së bsahku me ty në botëkuptimet tuaja dhe kërko prej tyre sa ma shumë mendime.
· Puno që ti mësosh të tjerët se si të realizojnë me sukses punë vetvetiu dhe nxiti në këtë.
· Ndërlidhi, pagesat shtesë me të arriturat e mira në punë, e jo sipas kritereve vendeve të punës ose pleqërisë në këtë punë.
· Lejo, bile trimëro hapat anësore.
· Trimëroi punëtorët që ti zgjedhin problemet vet.
· Vlerësoi të arrituart e punëtorëve dhe sqaroi vlerat të cilat ia kanë shtuar këto të arritura institucionit tonë.
· Përkujtoi mbi vlerën e punës që janë duke bërë.
· Përkujtoi mbi sakrificat e tjerëve që i kanë bërë për këtë punë.
· Nxjere frikën prej zemrës dhe gjoksit të tyre nga gjurmët e kësaj pune që reflektohen mbi ta, nëse kjo punë ka gjurme negative.
· Bëju imunitet nga dezinformatat dhe shpifjet.
· Përsëritva përherë dhe çdo herë domosdoshmërinë e shoqërimit të sinqeritetit në këtë punë.
· Tento grupet e punës ti bësh të përshtatshme në shpërndarje dhe detyra.
· Tento të keshë lidhje dhe bashkëveprim me punëtorët.
· Tento tu ofrosh punëtorëve gjëra që i nxisin aspiratat e tyre për shumë gjëra.
Tre metoda më të përhapura për të ndikuar në nxitjen e punëtorëve
1- Nxitja nëpërmjet frikës.
Kur të jetë institucioni i rezikuar, atëhere shumica e punëtorëve japin mund të jashtëzakonshëm për të shtuar prodhimin, siç është ardhja herët në punë, ose mbetja pas mbylljes së orarit të punës, ose dhënja mund ma shumë se sa kërkon natyra e punës.
Kjo metodë, në realitet, është metodë e përkohshme, edhe pse shumë kontribon në shtimin e prodhimit, mirëpo nuk është jetëgjatë, shpejt përfundon ndikimi me kalimin e rezikut. Nëse përgjegjësit në ndërmarrje dëshirojnë të vazhdojnë nxitjen me metodën e frikës, kjo do të lind dyshim në vazhdueshmërinë e punës dhe ikja nga ajo në të ardhmen.
2- Nxitja duke përdorur metodën e nxitjes.
Disa direktorë publikojnë shpërblime dhe dhurata dhe i paraqesin para punëtorëve që ti nxisin ambicjet e tyre, mirëpo parashtrohet pyetja: çka ndodh pas marjes së këtyre shpërblimeve dhe dhuratave? Ku të dërgon kjo? Për këtë reziku që fshehet në këtë metodë është se punëtorët vazhdimisht do ti presin këto shpërblime, kur do të arrijnë ndonjë sukses në punë. Kështu që detyra e direktorëve do të jetë mendimi rreth shpikjes së shpërblimeve të reja për ti nxitur punëtorët në arritjen e suksesit në punët qu ua ndajnë, përndryshe punëtorët nuk do të arrijnë përveç sukseseve minimale në punë.
3- Shansat e zhvillimit individual.
Nëse dëshiron të pasosh këtë metodë në nxitjen e punëtorëve, fillimisht, duhet që te punëtorët të krijosh mundësi për të kuptuar qëllimin e vërtetë nga zgjedhja e tyre që të punojnë në këtë ndërmarrje, e kjo është ngritja e ardhmërisë së institucionit dhe atyreve, kështu që përparimi dhe xhvillimi i institucionit, domthënë rezultate të mëdha për institucionin dhe për ta. Me këtë ata do të shumfishojnë mundin e tyre për këtë qëllim.
II
Si duhet të sillesh me natyrën njerëzore të punëtorëve?
Duhet të kuptosh natyrën e njerëzve që të rrethojnë, të mësosh mënyrën e mendimit dhe sjelljes së tyre, që tu agrohesh sa ma shumë, e pastaj të shpikish një rreth të kënaqshëm në punë, i cili do të shkakton prodhim më të mirë.
Si, kur dhe pse ndodhin gjërat?
Disa herë dukemi të paaftë për ti kuptuar disa njerëz, andaj na habisin disa sjellje të disa individëve, kurse disa të tjera na i humbin shpresat, bile disa sjellje të papritura të tyre na hidhërojnë. E kur ti paraqesim këto sjellje disa teorive esenciale mbi natyrën e njeriut, ndoshta arrijmë deri te përgjigjeja e pyetjeve tona: si, kur dhe pse ndodhin këto sjellje?
Parashtrohet pyetja: si na ndihmojnë teoritë në kuptimin e sjelljes së individëve?
Përgjigjeja e kësaj mbështetët në kuptimin tonë të kësaj teorie, pastaj si do ta zbatojmë. Sepse asnjë teori nuk i parasheh të gjitha sjelljet e njerëzve, mirëpo ndikon në disa sjellje të këtilla dhe na i lehtëson disa habi, ose humbje shprese ose hidhërimin tonë.
Domethënja e teorisë (X) dhe teorisë (Y)
Teoria e (X) mbështetet në mendimin e keq mbi punëtorin, kurse përkrahësit e kësaj teorie i paraqesin këto paragjykime:
· Kjo punë nuk është e arsyeshme sipas trashëgimisë.
· Njeriu i thjeshtë ose mesatar është dembel ose pa aspirata.
· Punëtorët parapëlqejnë mbikqyrje direkte.
· Punëtoret zakonisht i ikin përgjegjësive.
· Nxitësi kryesor për punë është rroga.
· Për të arritur qëllimet e institucionit disa herë duhet që tu japish me të madhe punëtorëve, bile edhe tu japish mito (korupcion).
Kurse teoria (Y) mbështetet në mendimin e mirë për punëtorin, kurse përkrahësit e sajë i paraqesin këto paragjykime:
· Njerëzit zakonisht kënaqen me punë.
· Punë është e natyrshme sikurse edhe loja.
· Arritja e suksesit është mburrje për punëtorin, jo ma e vogël se sa rroga.
· Punëtoret e kryejnë punën e tyre.
· Punëtorët anojnë nga ndjenja e përgjegjësisë.
· Punëtorët nga të gjitha shtresat anojnë nga inovacioni dhe origjinaliteti në punë nëse u jepet rasti për ta shfaqur këtë.
Kupto metodën tënde të veçantë në administrim
Nuk është me rëndësi të jesh direktor që pason teorinë (X) ose teorinë (Y), por është me rëndësi që metoda jote në administrim të realizojë nxitjet më të larta te punëtorët.
Metodën që e parasheh teoria (X) në administrim mbështetet në principin e mosbesimit ndaj punëtorit, kurse në frymë të kësaj, direktori nuk i besonë askujt përveç vetvetes, kurse kjo është ajo që ne e quajmë “administrim i sundimit dhe zotërimit”. Kjo është në kundërshtim të plotë me atë që e parasheh teoria (Y), sepse metoda e administrimit sipas kësaj teorie, përhapë besim të ndërsjelltë mes direktorit dhe punëtorit, e me këtë direktori u mundëson punëtorëve që të marin vendime që i shohin të arsyeshme për të realizuar punën ashtu siç kërkohet. Kjo është ajo që e quajmë “administrata e autorizimit të punëtorëve”.
Pricipi i administrimit të sundimit dhe zotërimit.
(teoria (X)).
· Direktori mer vendime duke mos u kthyer te tjerët.
· Mbisundon zhvillimin e punës.
· Vetëm vetvetes dhe mendimeve të veta u beson.
· Vepron për të realizuar qëllimet që i ka vënduar me llojlloj metodash.
· Vepron që të përdorë regjim për të rregulluar zhvillimin e punës.
· Vepron me vendosshmëri kundrejt çalimit me punë ose prodhimit të pakët.
· Nuk pranon kritika nga të tjerët.
Principi i administrimit të autorizimit të punëtorëve
(teoria (Y))
· Drejtori e mer vendimet duke u konsultuar me të tjerët, kurse punëtorëve u mundëson të ndijnë proektin si të vetin.
· E trimëron guximin dhe shpikjen në punë.
· I stërvitë dhe i udhëzon punëtorët.
· Eshtë shembull, të cilin e pasojnë të tjerët.
· E pranon punën e mirë dhe e vlerëson.
· I ndihmon punëtorët në zhvillim, kultivim dhe bartje të përgjegjësive.
· E trimëron punën e organizuar (në kolektivitet).
Andaj, vëlla i nderuar shfrytëzo teorinë (Y), sepse në këtë mënyrë do të ngrisish besim të ndërsjelltë me punëtorët, u jep të drejtën për marje të vendimeve, i trimëron në bartje të përgjegjësive dhe sinqeritet ndaj institucionit. Kurse kjo shkakton shpejtësinë e arritjes së suksesit dhe shtimin e prodhimit. Mirëpo prap se prap duhet marur masa të prera nëse ndonjë punëtor e keqpërdorë pushtetin, ose nuk i japin rëndësi politikës së institucionit, dhe e ndalin punën, ose kur të nodh ndonjë situatë emergjente, gjatë së cilës i kanoset rezik i madh institucionit.
Zbuloi shtytësat e punëtorëve dhe vepro që tu përgjigjes në interes të punës
Duhet ti kesh parasysh këto këshilla:
· Mbikqyri punëtorët dhe mundohu të gjesh atë që i nxitë te ata dëshirën ose dhënjen e mundit në punë. Ofroju shansat dhe mjetet për realizim të mirë, përderisa kanë atë mundësi.
· Përcakto grupe kryesore prej punëtorëve për ti këshilluar dhe mos haro të veprosh sipas porosive të tyre.
· Mundohu që tu inspirosh punëtorëve se secili prej tyre është e dalluar dhe hulumto shkathtësitë dhe prirjet e secilit prej tyre, pa dyshim do të gjesh aftësi të rralla.
· Bë anketa për gjendjen e punës dhe mos i neglizho rezultatet e tyre, sepse ato të ndihmojnë në ndryshimin e shumtë të gjendjes së punës, e mes tyre edhe pozitën tënde si drejtor.
· Tento të bëshë intervista me ata që e lënë punën që të mësosh shkaqet që i kanë shtyrë të bëjnë këtë hap.
· Paramendo se zhvillimi individual i punëtorëve dhe kreativiteti në punë është me rëndësi për ty si drejtor dhe si punëtor në mënyrë të barabartë dhe kërko prej punëtorëve që të të japin shikimin e tyre mbi gjendjen idelae të punës. Tento tu përgjigjes nevojave të punëtorëve duke u dhënë punë, në të cilat përmbushen këto kërkesa.
Cilat janë kërkesat e punëtorëve dhe si mund ti përmbushish?
A- Kërkesat fiziologjike.
1- Krijo atmosferë të rehatshme dhe të shëndoshë për punëtorët.
2- Jepu rroga garuese që tu sigurosh standart të mirë jetësor, atyreve dhe familjeve të tyre.
3- Siguroju shansë punëtorëve nevojtar për të fituar ma shumë, duke bërë ndonjë punë shtesë.
B- Kërkesat e sigurimit
4- Ji i drejtë me të gjithë.
5- Tento ti mbrosh punëtorët tuaj duke caktuar ligje për sigurimin e të gjithëve.
6- Mer vendime të prera kundër krimeve dhe dhunës.
7- Siguro arritjen e informatave deri te punëtorët ne mënyrë të rregulltë.
Disa vërejtje mbi anketën
Kur të bëshë anketë mbi problemet e punëtorëve, sigurohu se ata ndiejnë:
1- Se qëllimi yt është fisnik.
2- Se je i interesuar me të vërtetë për të zgjedhur këto probleme.
3- Se nuk do ti shfrytëzosh mendimet e tyre për tu hakmarur ndaj tyre, duke i konsideruar si ankesa të paarsyeshme, sepse ata atëhere do të ndiejnë se qëllimi yt është bërja e përmirësimeve në punë e do të ndihmojnë në këtë proces.
C- Nevojat shoqërore
1- Trimëroi punëtorët që të bëjnë grupe dhe sqaroju sektoret e ndryshme.
2- Ji kreativ në raportet tuaja shoqërore me punëtorët.
3- Sqaro kujdesin tënd që e ke ndaj punëtorëve.
D- Si ka mundësi të përmbushen nevojat individuale
1- Shfrytëzo rastet për të shprehur vlerën e punëtorëve në mënyrë të rregulltë.
2- Jep shanse të ligjshme për ngritje të punëtorëve, sipas aftësisë dhe shkathtësisë.
3- Lejo që edhe punëtorët të jenë pjesmarës në planifikim dhe kërko prej tyre edhe më shumë ide.
4- Përdor fjalën “All-llahu të shpërbleftë”, “shumë mirë ke bërë”, ose “të falënderoj”, etj. E- Nevojat për të realizuar unin 1- Jepu liri punëtorëve që të përfitojnë përvojë. 2- Mundëso shansë për shpirt sfidues në punë. 3- Trimëro zhvillimin e detyrës duke i stërvitur dhe mësuar.
Marur nga libri:”Arti i nxitjes së punëtorëve”
Autor: Anne Bruce – James s . Pepitone
Anne Bruce James S Pepitone,
14.4.2001