4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arti i edukimit të fëmijëve

Më të lexuarat

Etapa e fëmijërisë konsiderohet si më e rëndësishmja dhe vendimtarja për formimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut.

Fëmija karakterizohet nga pavetëdija si pasojë e së cilës tentohen të zbulohen shumë gjëra që në fakt mund të jenë në dëm të tij. Kjo është mosha e cila kërkon më së tepërmi vëmendjen dhe përkushtimin e prindit.

Fëmija ka nevoja bazike siç janë: ushqimi, veshmbathja, vendbanimi, argëtimi, shkollimi, gjumi, liria por gjithashtu janë të nevojshme edhe nevojat shpirtërore si besimi, dashuria, vlerësimi etj. Pothuajse të gjitha nevojat bazike plotësohen, diku më shumë e diku më pak, ndërsa nevojat shpirtërore janë vendimtaret në formimin e karakterit njerëzor.

Vlerat kultivohen nga shkolla, shoqëria dhe media por dukshëm shikohet se këto vlera bazë nuk po përcillen me efikasitet përveçse brez pas brezi në familje.

Që fëmijëria të ekzistojë me plot kuptimin e saj duhet të krijohen disa rregulla dhe parime si:

– Duhet t’u formojmë atyre ndjesinë e turpit pasi është hapi kryesor për një karakter stabil.

– Duhet të ekzistojë bashkëpunimi prind-fëmijë.

– Prindi duhet ta këshillojë për durim, besnikëri, ndjeshmëri dhe respekt ndaj të tjerëve, kryesisht të moshuarve.

– Një kriter mjaft i rëndësishëm duhet të jetë edhe pastërtia.

– Duhet ti parandalohen fëmijëve ndjenjat e këqija si agresiviteti, fjalori i shëmtuar, ironia, urrejtja, zilia dhe inati.

– Duhet të kihet shumë kujdes në teprimin e çdo gjëje, pasi teprimi çon në egoizëm.

– Babai është personi i cili ndikon dukshëm në formimin e karakterit të fëmijës dhe krijimi i raportit baba-fëmijë është parimi kryesor për formimin e marrëdhënieve të ngushta midis tyre.

– Duhet të preokupohemi për fëmijët, tu ofrojmë ndihmë herë pas here dhe të mos i nënçmojmë.

– Duhet ti kurajojmë dhe ti shtyjmë në rritjen e synimeve.

– Prindi duhet të respektojë intimitetin e fëmijës dhe ti japi atij shtysën për të ndërtuar jetën me forcat e tij.

Atë ditë që ne kemi forcuar familjen, ne kemi forcuar shoqërinë tonë.

/Irida Vata – Drita Islame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit