1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arthur Laffer: Merrni Obamën dhe na jepni Erdoganin

Më të lexuarat

Ekonomisti amerikan me famë botërore, Arthur Laffer, i njohur gjerësisht si “themeluesi i shkollës së ofertës” apo “babai i teorisë së ofertës”, po qëndron në Ankara me ftesë të Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA…

 

Ekonomisti amerikan me famë botërore, Arthur Laffer, i njohur gjerësisht si “themeluesi i shkollës së ofertës” apo “babai i teorisë së ofertës”, po qëndron në Ankara me ftesë të Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA (DEIK-TAIK).

Në përgjigje të interesit të gazetarëve përpara një seminari në kryeqytetin turk, Arthur Laffer bëri një deklaratë bombë në lidhje me ekonominë turke dhe atë amerikane.

“Nëse dëshironi të shikoni një ekonomi të keqe, atëherë ejani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kam një propozim për ju: Merrni Obamën dhe na jepni Erdoganin! Reformat, që ju keni bërë në Turqi për tatimet dhe privatizimet, meritojnë të duartrokiten. Vazhdoni kështu, sepse niveli i mirëqenies tuaj do të rritet në mënyrë domethënëse”, deklaroi babai i “Lakores Laffer”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit