Deputeti i BDI-së Artan Grubi i ka dhënë përkrahej gazetarës kontravese nga Prishtina Arbana Xharra pas “ngjarjes” që ndodhi tek banesa e saj ku ishin vizatuar me gjak disa kryqa, ja reagimi i Grubit:
Politikanët dhe kontribuesit publik shoqëror duhet patur shumë kujdes për fjalët
që i thonë për arsye se ata në mënyrë direkte ose indirekte mund të nxisin veprime të pamatura, të papërgjegjshme dhe jo rrallë herë edhe radikale dhe të qëllimshme nga përkrahësit e tyre.
Veprim të tillë marrëzor përjetoi edhe familja e gazetarës dhe opinionistes së spikatur nga Kosova Arbana Xharra e cila ishte subjekt i një fushate absurde të linçimit publik nga ana e eksponentëve të disa partive në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, por edhe i një pjese të shoqërisë.
Dhuna verbale publike frymëzoi dhunën fizike dhe cënimin e shenjtërisë së familjes, prandaj ky akt makabër nuk guxon të kalon pa përgjegjësi.