Vezët janë një nga ushqimet e pakta që do të klasifikoheshin si “superfoods”.Ato janë të mbushura me ushqyes, dhe disa prej tyre gjenden rrallë në dietat tona të përditëshme. Të konsumosh më shumë vezë ju siguron në mënyrë të mahnitshme një nxitje shëndetësore. Ja disa nga arsyet pse vezët në fakt mund t’ju bëjnë më të shëndetshëm, më të dobët, si dhe më të fortë..
Përmirësimi i sistemit imunitar
Vezët përmbajnë hekur që mund tj’u sigurojnë një sistem të shëndetshëm imunitar si dhe një prodhim normal të qelizave të gjakut.
Humbje në peshë
Në një studim që u zhvillua në Universitetin Shtetëror të Luizianas, pjesëmarrësit që konsumonin vezë për mëngjes në vend të bagels, kanë humbur më shumë peshë dhe kanë raportuar se kanë më shumë energji.