-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arsimim në akademitë e luftës e mjekësisë ushtarake në Turqi, Qeveria e Kosovës miraton nismat për bashkëpunim

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës miratoi sot nismat për lidhjen e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se bashkëpunim do të ketë në fushën e trajnimeve ushtarake, teknikës dhe shkencës.

Lexoni të plotë postimin e ministrit Mehaj:

Sot në mbledhjen e 151 të Qeverisë me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes janë aprovuar nismat për lidhjen e dy Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.

Këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe përvojës në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta për ruajtjen e paqes.

Arsimimin në akademitë dhe kolegjet ushtarake; në akademitë e luftës; në akademitë e mjekësisë ushtarake dhe në institucione të tjera shëndetësore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit