6.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Arritje e re e dronit turk, Bayraktar AKINCI thyen rekordin e lartësisë

Më të lexuarat

Droni luftarak Bayraktar AKINCI B kreu një fluturim në kohëzgjatje prej 20 orë e 23 minuta, duke arritur lartësinë rekorde prej 13.716 metra

Droni turk Bayraktar AKINCI B, i pajisur me dy motorë me 750 kuajfuqi, edhe një herë theu rekordin e vet të fluturimit dhe konfirmoi projektin e suksesshëm AKINCI të udhëhequr nga Baykar nën kujdesin e Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania Baykar bëri të ditur se droni Bayraktar AKINCI B theu rekordin e tij të lartësisë së fluturimit për herë të tretë dhe se ky sukses u arrit gjatë testeve të qëndrueshmërisë, lartësisë dhe shpejtësisë të kryera më 21 qershor në prani të delegacioneve nga Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes të Türkiye-s (Turqisë) dhe Komanda e Forcave Ajrore Turke e cila pret të marrin dronë të tillë.

Testimi është kryer në Qendrën e Fluturimit, Trajnimit dhe Testimit të Aeroportit Corlu ndërsa Bayraktar AKINCI B kreu një fluturim prej 20 orë e 23 minuta, duke arritur një lartësi rekord prej 13.716 metra.

Rekordi i tretë i Bayraktarit në lartësi

Droni turk Bayraktar AKINCI A, i pajisur me dy motorë 450 me kuajfuqi, fillimisht vendosi një rekord të lartësisë së fluturimit më 8 korrik të vitit të kaluar dhe u ngjit në një lartësi prej 11.549 metra.

Varianti i tij më i avancuar, Bayraktar AKINCI B, fluturoi në një lartësi prej 12.243 metra më 11 mars të këtij viti ndërkaq 13.751 metrat e arritura këto ditë është një rekord i ri për markën turke me famë botërore Bayraktar.

Droni kaloi 6.406 kilometra

Në këto teste historike për pranimin e dronëve luftarakë Bayraktar AKINCI B në inventarin e Forcave Ajrore Turke morën pjesë edhe delegacione nga Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës Turke dhe Komanda e Forcave Ajrore Turke.

AKINCI B përfundoi me sukses aktivitetin e provës pasi përshkoi 6.406 kilometra gjatë fluturimit që zgjati 20 orë e 23 minuta ndërsa u testua edhe shpejtësia e fluturimit.

AKINCI në “Shqiponjën e Anadollit” për herë të parë

Droni luftarak turk Bayraktar AKINCI B po merr pjesë njëkohësisht në stërvitjen ushtarake “Shqiponja e Anadollit”.

Bayraktar AKINCI, i cili kreu një fluturim misioni sipas një skenari në kuadër të stërvitjes në Mesdheun lindor. Ishte shfaqja e parë e dronëve Bayraktar në një stërvitje gjithëpërfshirëse të forcave ajrore që nga 29 gushti 2021, kur u fut në inventarin e Forcave të Armatosura të Türkiye-s.

Në kuadër të stërvitjes ushtarake EFES-2022 të zhvilluar në Izmir, Bayraktar AKINCI u ngrit me sukses nga baza në Batman, goditi objektivat e caktuara në poligonin e Seferihisarit dhe u kthye në bazën e tij.

Interesi në rritje për dronët turq

Deri më tani, Türkiye ka nënshkruar kontrata për eksportin e modelit Bayraktar AKINCI TIHA në katër vende dhe me 22 vende për eksportin e modelit Bayraktar TB2 SIHA.

Dorëzimi i modelit Bayraktar TB2 SIHA tashmë është duke u zhvilluar në përputhje me kontratat e nënshkruara ndërsa dërgesat e modelit Bayraktar AKINCI TIHA dhe sistemeve shoqëruese pritet të fillojnë vitin e ardhshëm.

Vitin e kaluar, Baykar eksportoi dronë me vlerë 664 milionë dollarë, burimi më i madh në industrinë e mbrojtjes, sipas Unionit të Eksportuesve Turk.

Janë paralajmëruar negociata edhe me shumë vende të interesuara për dronët turq Bayraktar AKINCI TIHA dhe Bayraktar TB2 SIHA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit