0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Arriti në Kosovë grupi i parë i haxhive

Më të lexuarat

Prishtinë, më 19 korrik 2022

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë.

Në pritje të tyre, përveç numrit të madh të familjarëve, kishte dalë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi haxhitë për kryerjen e haxhit, duke lutur Zotin që t’ua ketë pranuar këtë ibadet.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara.

Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 741 haxhi.

The post Arriti në Kosovë grupi i parë i haxhive appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit