Arrinë edhe grupi i tretë i haxhinjëve nga Kosova
Sonte në mbrëmje, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ateroi edhe aeroplani me grupin e tretë të haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin.
Haxhilerët nga Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Lipjani, u shprehën tejet të lumtur që arritën ta kryejnë haxhin.
Familjarë të shumtë, të emocionuar dhe të lumtur, prisnin të afërmit e tyre, që ktheheshin nga ky udhëtim jetësor, me lutjet e tyre që Zoti t’ua ketë pranuar haxhin dhe ibadetet e bëra në vendet e shenjta.