1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Arrin grupi i parë i afganëve në Kosovë, do të strehohen në kampin e “Bechtel Enkas” në Ferizaj

Më të lexuarat

Kanë arritur 111 afganët e parë në Kosovë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Tani ata kanë zbritur në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku pritet pastaj të strehohen në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.

Për të pritur qytetarët afganë, në Airoport kanë dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ndërkaq, forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth airoportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani.

Autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të transportojnë afganët (Foto REL)

Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) ka publikuar një deklaratë të përbashkët ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku thuhet se talibanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm.

SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga aeroporti i Kabulit dhe ka thënë se evakuimet do të ndodhin deri më 31 gusht, kur është edhe afati i fundit për t’u larguar trupat e huaja nga Afganistani.

Më herët, talibanët u kishin bërë thirrje shtetasve afganë, që kanë punuar me trupat e huaja, që të mos largohen, duke iu garantuar sigurinë e tyre.

Por, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit nga frika e hakmarrjes së talibanëve, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul, më 15 gusht.

Ndryshe, Kosova po pret që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit