2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Arrijnë në Kosovë 200 trupa britanike dhe 130 rumune, shtohet prania e KFOR-it në veri dhe kufirin me Serbinë

Më të lexuarat

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania kanë arritur në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit të Britanisë së Madhe.

Tashmë në Kosovë kamë dislokuar 400 trupa shtesë të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Telegrafi.

Sipas KFOR-it, shtimi i trupave të KFOR-it “bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

“NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4.500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s. /Telegrafi/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0zShF79mkKiC5QLqof4S4aitZwWyJiGGXyRuYFoxh4skV24z1cvNYCSCdwn13vjsnl&id=100066664262178&mibextid=K8Wfd2
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit