Pak orë nga skadimi i afatit përfundimtar duket se partia shqiptare e BDI, e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka arritur një marrëveshje me fituesit e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, VMRO-DPMNE-në e Nikola Gruevskit, njofton Top Channel.
Burime të televizionit shqiptar bëjnë me dije se 8 ministri, një prej të cilave Ministria e Brendshme, do t’i shkojnë BDI-së, e cila do të marrë gjithashtu për herë të parë edhe postin e kreut të Kuvendit.
Mesnata e kësaj të diele është edhe afati i fundit kushtetues për Nikola Gruevskin që të bindte BDI për të formuar qeverinë.