Famëkeqi Ljupço Palevski u kap në Turqi, i morri jetën dhe një 74-vjeçari
Është arrestuar Ljupço Palevski, i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorgjevska nga Shkupi, si dhe për vrasjen e 74-vjeçarit Pançet Zhezevski, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Oliver Spasovski deklaroi se Palevski është arrestuar në Turqi dhe shtoi se ai ishte organizatori i rrëmbimit dhe autori i vrasjes.
Ai ka theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal prej 100 faqesh që përmban dëshmi për përfshirjen e personave të arrestuar.
Ai shtoi se tani i takon Prokurorisë Publike që të sigurojë që të dyshuarit të mbahen përgjegjës për krimet që kanë kryer.
Spasovski falënderoi Turqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Kroacinë për ndihmën e tyre gjatë kërkimit të Palevskit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut lëshoi një fletarrest ndërkombëtar për Palevskin, i cili dyshohet se ka organizuar rrëmbimet dhe ka vrarë personalisht 14-vjeçaren Vanja Gjorgjevska nga Shkupi më 27 nëntor dhe 74-vjeçarin Panço Zhezevski nga Velesi në 22 nëntor.
Pesë persona, përfshirë babain e saj, dyshohen për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorgjevska.
Sipas deklaratave të të dyshuarve, Aleksandar Gjorgjevski e informoi Pavleskin se kur Vanja do të dilte nga shtëpia e tij në qendër të Shkupit dhe do të shkonte në shkollë.
Vanja u rrëmbye më 27 nëntor rreth orës 07:30 dhe sipas deklaratave të të dyshuarve, njëri prej të cilëve ishte dëshmitar i vetë aktit, ajo u vra po atë ditë rreth orës 10:00.
Trupi i saj u gjet në atarin e fshatit Brazda në periferi të Shkupit, ku u gjet edhe makina e djegur e përdorur për rrëmbimin e saj.
Vrasjes së Vanjës i ka paraprirë rrëmbimi dhe vrasja e 74-vjeçarit Panço Zhezovski, pronar i veturës së përdorur në rrëmbimin e Gjorgjevskës, i cili sipas hetimeve është vrarë për shkak të një borxhi prej 500 eurosh. /tesheshi.com/