-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arrestohet katoliku kosovarë që donte të vriste Mimoza Kusarin

Më të lexuarat

Sipas policisë së Kosovës, Mikel Qupi, është personi i arrestuar i cili kontaktoi me dy vrasës me pagësë nga Shqipëria, për ekzekutimin e Mimoza Kusarit, kundrejt shumës së 60 mijë eurove.

Qupi, është punonjës i administratës komunale të Gjakovës dhe drejtues i Zyrës vendore në fshatin Bishtazhin.

Politikisht, Qupi, e është pjesë e partise katolike Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, partner në qeverisje i ish-Kryetarit Pal Lekaj.

Gazeta “Express” ka mësuar se i arrestuari për organizimin e vrasjes së mbetur në tentativë mdaj Mimoza Kusarit, është Mikel Qupi, punonjës i Zyrës lokale, në fshatin Bishtazhin, të komunës së Gjakovës.

Po ashtu, Qupi, është edhe pronar i një pike karburanti në ketë fshat.

Mëgjithatë nuk ka asnjë indikacion tjetër që ky organizim të ketë qenë pjesë e ndonjë skenari për të kryer atentat politik ndaj Kryetares aktuale, Mimoza Kusari. Fjalën e fundit për ketë pritet ta thonë organet e drejtësisë.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Komiteti”, Kusari kishte thënë se ajo nuk e ka asnjë dyshim konkret se cila do të mund të kishte qenë arsyeja për organizimin e vrasjes së saj.

Ndwrkohë, Qupi konsiderohet si ndërmjetësues për kontraktimin e dy vrasësve me pagesë nga Shqipëria.

Njëri prej tyre, ishte penduar dhe kishte vendosur që ta raportonte skenarin tek policia e Shqipërisë, e cila ketë informatë e ka ndarë me policinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit