13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arrestohet personi i cili dhunoi vajzën 12 vjeçare në Karposh

Më të lexuarat

Për tre ditë jo të plota, policia e gjeti dhe e arrestoi njeriun e panjohur i cili kishte dhunuar vajzën 12 vjeçare në garazh afër Restoranit në lagjen Karposh të Shkupit. Dhunuesi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ndërsa për të cilin vajza beson se i ka 40 vjet, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Dhunimin e vajzës dymbëdhjetë vjeçare në polici e denoncoi V.T.

Vajza duke vozitur biçikletë në lagje, në një moment ka ndaluar pranë një burri të panjohur i cili ka ecur në këmbë, dhe prej tij ka kërkuar 20 denarë. Njeriu i ka thënë se do t’i jep, por nëse shkon me atë deri te garazha aty afër. Duke i besuar xhaxhait, vajza ka shkuar me të.

Në vend 20 denarë, i ka dhënë 500 denarë dhe më pas e ka dhunuar në mënyrë brutale në garazh. Në ikje i është kërcënuar të mos i tregoj askujt asgjë.

Vajza, prapë se prapë, i ka treguar nënës së saj, e cila rastin e ka denoncuar në polici, ndërsa shumë shpejt pedofili është arrestuar dhe është lënë prapa grilave. Ai do të përgjigjet për veprën penale-sulm gjinor ndaj fëmijut që nuk i ka mbushur 14 vjet./ transmeton Gazeta Lajm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit