-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arrestohet një gazetar i Al Jazeera-s nga autoritetet egjiptase

Më të lexuarat

Autoritetet e Egjiptit kanë arrestuar një gazetar të televizionit Al Jazeera nën pretekstin se “ka nxitur rebelim kundër shtetit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga gjyqësori në Egjipt thonë se Mahmoud Hussein, nga televizioni Al Jazeera me seli në Doha, ishte arrestuar javën e kaluar gjatë një vizite familjare të tij në Kajro.

Të shtunën, prokuroria Shtetërore i caktoi masën e paraburgimit 15 ditorë me akuzën “se ka publikuar lajme të cilat kanë nxitur rebelim kundër shtetit”, deklaroi burimi i lartpërmendur në kushte anonime.

Autoritetet e Egjiptit akuzojnë Al Jazeera-n se favorizon Vëllazërinë Muslimane, grup i ish-presidentit Mohamed Morsi i cili u përmbys në vitin 2013 me anë të një grusht shteti.

Shteti i Katarit, ku ka selinë televizioni Al Jazeera, ka kritikuar largimin e Morsit ndërkohë që paraqet strehë për shumë anëtarë të Vëllazërisë, të cilët janë larguar pas goditjes së ashpër që pësuan nga Egjipti në vitin 2013.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit