Arrestimi u konfirmua edhe nga SPAK-u që shtoi se detajet do të jepen në një kohë të dytë.
Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut, raportojnë mediet. Arrestimi u konfirmua edhe nga SPAK-u që shtoi se detajet do të jepen në një kohë të dytë.
Meta kishte njoftuar konferencë për mediet në orën 13:40. Mediet thonë se ai u arrestua ndërsa shkonte në selinë e partisë.
Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, si dhe lobimin në ShBA.
Nuk dihet ende se për cilën çështje është ekzekutuar urdhërarresti.
Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.