Djali i ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, deputet i Parlamentit të Kosovës është arrestuar sot nga EULEX-i si i dyshuar për krim të organizuar dhe mashtrim.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat policore të EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Ibrahim Rugovës në lagjen “Velania” të Prishtinës. Përveç djalit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukës, Eulexi ka arrestuar edhe disa persona të tjerë të dyshuar për krime të organizuar./shqiptarja/kohaislame