15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Izraeli miraton planet për ndërtimin e 550 banesave në Jeruzalemin lindor

Më të lexuarat

Bashkia izraelite e Jerusalemit dha sot miratimin për disa plane për ndërtimin e 558 banesave të reja në lagjet e kolonive të Jerusalemit Lindor të pushtuar dhe aneksuar.

Anëtarja e Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, (OÇP), Hanane Ashraui, i dënoi planet për ndërtimet e fundit në lagjet e kolonive në Jerusalemin Lindor, duke akuzuar Izraelin për provokim të qëllimshëm në mënyrë që t’i detyrojë palestinezët të heqin dorë nga bisedimet dhe të fajësohen ata për shkatërrimin e procesit të paqes”.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u dha një mesazh të fortë Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe mbarë botës, duke treguar se nuk ka aspak ndërmend të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe vullnetin e komunitetit ndërkombëtar”, theksoi Ashraui në një komunikatë publikuar sot./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit