Oleg Orlov, një aktivist i shquar rus për të drejtat e njeriut, është arrestuar pasi organizoi një protestë me një person në Sheshin e Kuq të Moskës kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Anëtarët e Memorial, një organizatë tashmë e ndaluar për të drejtat e njeriut, drejtues i së cilës Orlov kishte qenë, bartnin në duar një pankartë përpara se të merrej nga policia.
“Mosgatishmëria jonë për të ditur të vërtetën dhe heshtja jonë na bëjnë komplotistët e këtij krimi”, njoftoi organizata.
Grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info raportoi gjithashtu një protestues tjetër të arrestuar – një burrë i arrestuar para bashkisë së Moskës pasi kishte veshur një veshje kaltër e verdhë, ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
OVD-Info, e cila monitoron arrestimet politike, thotë se më shumë se 15 mijë njerëz janë arrestuar në mitingjet në të gjithë vendin për të protestuar kundër luftës. Demonstruesit që dalin në rrugë rrezikojnë gjoba dhe dënime të mundshme me burg. /Telegrafi/