Është arrestuar një person, me akuzën se nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit që vdiq në rrugë para disa ditësh, njofton policia rajonale e Gjilanit.
Sipas policisë, pas pamjeve nga një video që qarkulloi në internet, është identifikuar një shofer i kamionetës i cili nuk i ka dhënë ndihmë të moshuarit, dhe është arrestuar.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në bazë të shënimeve dhe video inçizimeve të marra me rastin e personit të vdekur më datë 01.07.2017, ku viktima ka vdekur në rrugë, dhe shihet se disa automjete vetëm kanë vazhduar rrugën dhe nuk i kanë ofruar ndihmë personit të sëmurë-shtrirë në rrugë.
Është identifikuar njërin nga vozitësit e kamionetës i cili ka kaluar aty afër dhe nuk është ndalur për të ofruar ndihmë.
Personi i identifikuar është thirrur për intervistë dhe në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nën prezencën e mbrojtësit të tij personal dhe ai akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” në bazë të nenit 191 të KPRK, të njëjtit nga ana e prokurorit të shtetit iu ka lëshuar vendimi mbi ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar