3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Arrestohen dy të dyshuara për vrasjen e foshnjës në Vushtrri

Më të lexuarat

Policia e Kosovës pas marrjes së informatës për trupin e pajetë të një foshnje në deponinë e mbeturinave në fshatin Koshtovë dhe pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuara, nënë e bijë.
Policia njoftoi se ecuria hetimore pas disa orë hetim intensiv ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarave të gjinisë femërore: SH. H. 19 vjeçare dhe K. H. 52 vjeçare. Arrestimi i tyre është bërë rreth orës 20:00 të datës 11 nëntor 2015 në Vushtrri.

Të dyshuarat në relacion (nënë e bijë), dyshohen se në bashkëveprim e kanë privuar nga jeta foshnjën e porsalindur nga e dyshuara e parë SH.H, e më pas trupin e pajetë të foshnjës e kanë hedhur në një kontejner mbeturinash në Vushtrri, nga ku trupi i viktimës ishte bartur me mbeturina në deponi.

“Në paraditen e djeshme rreth orës 09:00, Policia në Mitrovicë i është përgjigjur një thirrje telefonike të një qytetari, i cili ka njoftuar se në deponinë regjionale të mbeturinave që gjendet në fshatin Koshtovë kishte vërejtur një foshnjë pa shenja jete. Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore si dhe ekipet emergjente mjekësore. Në vendin e ngjarjes haset viktima (foshnja) e gjinisë femër, e cila nga ana e mjekut është konstatuar se ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e para policore të nisura me autorizim të prokurorit, duke pasur parasysh specifikat e zonës ku është gjendur viktima (foshnja), dyshimet e para janë ngritur se trupi i foshnjës së pajetë të jetë sjellë (hedhur) në atë lokacion nga ana e kamionëve që kanë bërë zbrazjen e mbeturinave.

Hetuesit policorë mbi rrethanat faktike të vendit të ngjarjes dyshimet konkrete i kanë orientuar tek një kamion i cili kishte zbrazur mbeturina të marra nga dy lokacione të ndryshme në Vushtrri.

Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit