0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrestim për grabitje të armatosur dhe vjedhje të rënda

Më të lexuarat

Policia e Kosovës pranë stacionit policor në Istog dhe Hetimet Rajonale DRP Pejë, pas një punë operative dhe hetuese në identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprave penale të grabitjeve të armatosura, vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, që kanë ndodhur në zonën e Istogut për një periudhë kohore, me datën 11.10.2015 gjatë implementimit të një plani operativ të bastisjes, kanë bërë të mundur kapjen e të dyshimtit B. S. 1990 K/shqiptar nga fshati Studenicë KK Istog
Gjatë kësaj bastisje iu janë konfiskuar edhe dy armë zjarri. Ky i dyshimtë ishte në kërkim policor që nga data 30.09.2015, pasi që këtë ditë në orën 21:35, bazuar në dyshime të bazuara mirë nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka kryer veprën penale të “grabitjes së armatosur”. Provat dhe dëshmitë tjera të siguruara më parë, kanë treguar se ky i dyshimtë, i vetëm apo në bashkëveprim, ka kryer edhe mbi dymbëdhjetë (12) vepra penale të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’ në zonën e Istogut.

Ndaj këtij të dyshimti me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe i është ngritur kallëzim penal, ku për një kohë të shkurtër (bazuar në Kodin e Procedurës Penale) do të dalë para gjykatës kompetente.

Njësitet policore të hetimeve rajonale DRP Pejë dhe të SP Istog, janë në intensitetin më të lartë të punës edhe për zbulimin e veprave tjera penale të ndodhura në zonën e Istogut, pasi që janë përpiluar plane dhe janë caktuar detyra konkrete që të parandalohen por edhe të zbulohen ato vepra që kanë ndodhur deri tani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit