-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Armiku juaj i madh me shije të ëmbël – SHEQERI

Më të lexuarat

Ndoshta e dini se keni baktere të mira dhe baktere të keqija në sistemin e tretjes. Më shumë se 100 trilionë baktere jetojnë aty. Mbajtja e raportit ideal ndërmjet “baktereve të mira” dhe “baktereve të këqija” po pranohet gjithnjë e më shumë si hapi më i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin dhe më tej për të rënë në peshë. Por si?

Bakteret “e këqija”, patogjene, në zorrë – diçka që doni ta hiqni nga trupi me çdo kusht – ushqehen dhe shumëzohen falë diçkaje që ndoshta e hani përditë – sheqerit. Për fat të keq, për shkak të një numri ushqimesh dhe faktorësh mjedisorë, shumica e njerëzve sot vuajnë nga një çekuilibër shumë i madh dhe shumë i rrezikshëm bakterial brenda trupit të tyre, që shkatërron shëndetin e tyre dhe e bën pothuajse të pamundur që ata të arrijnë objektivin e rënies në peshë.

Të gjithë e dimë sheqeri nuk bën mirë për rënien në peshë dhe nivelet e insulinës; marrja me tepricë e sheqerit çon në rezistencë të insulinës dhe diabet të tipit II. Por ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se sheqeri vepron si një “plehërues” për bakteret “e keqija” në zorrët e tyre, gjë që është katastrofike për ata që duan bien në peshë.

Dhe sheqeri është kudo – duke përfshirë edhe gjithë ato “produkte pa yndyrë” që kujtonit se ishin të shëndetshme. Ja një listë e shpejtë e ushqimeve plot sheqer që shumica prej nesh hanë: drithërat (sidomos ato për fëmijë), shprishat e të gjitha llojeve, mëlmesat, frutat dhe ëmbëlsirat sigurisht, lëngjet, uji i gazuar, çamçakëzi, karamelet, pluhurat proteinikë, akulloret, pudingu, frutat e thata, fruta te konservuara, frutat e ngrira, kosi, vera, salcat etj., etj.

Ndoshta tani po mendoni: “Po unë përdor ëmbëlsues artificialë”. E dini? Ato janë edhe më të këqija se sheqeri i zakonshëm, pasi një studim i kryer në Universitetin Duke tregoi se ato përmbajnë një atom klori që vret bakteret e mira në zorrën tuaj ashtu si klori vret mikroorganizmat në pishina. Mos u besoni fjalëve për ëmbëlsues pa sheqer. Si është puna që nuk ju pëlqen ushqimi i vërtetë? Jeni përtacë? Nëse jeni vërtet të tillë, shumë keq, ndoshta do të vdisni dhjetë vjet më shpejt.

E dimë, strategjia “Jo sheqerit” kërkon që të hiqni dorë nga shumë prej ushqimeve tuaja të parapëlqyera, diçka që mjaft njerëz nuk janë në gjendje ta vazhdojnë gjatë. Por duhet të gjeni një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Përqëndrohuni në një ditë, pastaj në një javë, pastaj në një muaj. Mund ta bëni këtë me vullnet. Hani ushqim të vërtetë dhe jetoni më gjatë e më shëndetshëm.

 

1. Sheqeri i shtuar nuk është ushqyes dhe prish dhëmbët

Të gjithë e dimë se sheqeri është armiku më i madh i dhëmbëve. Sheqernat e shtuar (si saharoza) përmbajnë një numër të madh kalorish pa vlera ushqyese, që duhen “kalori boshe”. Sheqeri nuk përmban proteina, yndyrna thelbësore, vitamina ose kripëra minerale, por vetëm energji të pastër. Nëse 10-20 % (ose më shumë) të kalorive i marrim nga sheqeri, kjo mund të bëhet një problem i madh dhe të çojë në mungesë të lëndëve ushqyese. Sheqeri siguron energji lehtësisht të tretshme nga bakteret në gojë.

Sheqeri i shtuar ka shumë fruktozë, që mund ta mbingarkojë mëlçinë

Përpara se sheqeri të hyjë në gjak nga aparati tretës, ai shpërbëhet në glukozë dhe fruktozë. Glukoza gjendet në çdo qelizë të gjallë në planet. Nëse njerëzit nuk e marrin atë nga ushqimi, atëherë ua prodhon trupi. Puna me fruktozën ndryshon. Trupat tanë nuk e prodhojnë fruktozën në sasi të madhe dhe nuk ka nevojë fiziologjike për të. Fruktoza mund të metabolizohet vetëm nga mëlçia në sasi të konsiderueshme dhe për mëlçinë nuk është problem nëse e marrim fruktozën në sasi të vogla dhe në formë natyrore (si për shembull nga frutat). Në këtë rast, fruktoza shndërrohet në glikogjen dhe ruhet në mëlçi derisa të kemi nevojë për të. Por, në qoftë se mëlçia është plot me glikogjen, ngrënia e një sasia të madhe fruktoze e detyron mëlçinë ta kthejë atë në dhjamë. Ngrënia e rregullt e sheqerit çon në dhjamosjen e mëlçisë.

Sheqeri mund të shkaktojë rezistencën e insulinës, gjë që çon në sindromë metabolike dhe diabet

Insulina është një hormon i rëndësishëm në trup. Insulina i lejon glukozës (sheqerit në gjak) të hyjë në qeliza nëpërmjet gjak dhe i urdhëron qelizat të fillojnë djegien e glukozës në vend të yndyrës. Sasia e madhe e glukozës në gjak është helmuese dhe një nga arsyet për pasojat e diabetit, si verbëria.

Sheqeri shkakton çlirimin e skajmë të dopaminës në tru, që çon në varësi

Sheqeri mund të krijojë varësi te shumë njerëz. Ashtu si droga, ai shkakton çlirimin e dopaminës në të ashtuquajturën “qendër e shpërblimit” në tru, dhe ashtu si ushqimet e këqija, sjell çlirimin e madh të dopaminës, prandaj njihet fakti se njerëzit mund të krijojnë lehtësisht varësi prej tij. Thënia se ngrënia e çfarëdo ushqimi nuk ka problem nëse bëhet me masë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Varësia nga sheqeri është një gjë e vërtetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit