1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Armët nëpër ahengjet familjare, paraqesin edhe këtë verë shqetësim

Më të lexuarat

Armët pa leje dhe incidentet nëpër ahengjet familjare, paraqesin edhe këtë verë shqetësim për forcat e rendit. Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve ka ndërmarrë një varg masash përfshirë këtu edhe raste të bastisjeve dhe ndalime të kolonave të dasmorëve.

Korriku konsiderohet muaj i gëzimeve familjare por edhe i incidenteve, si pasojë e përdorimit të paligjshëm të armëve. Gjatë këtij muaji policia ka regjistruar disa raste të arrestimit dhe konfiskimeve të armëve që dyshohet se janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme gjatë ahengjeve të ndryshme familjare.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Toger Brahim Sadriu, tha se vetëm gjatë këtij muaji policia ka ndërhyrë në 13 raste të ahengjeve për shkak të përdorimit të armëve. Sadriu tha se nga këto 13 raste të shtënave me armë janë lënduar 2 persona.
“Për vetëm një jave kemi pasur 13 raste te reagimit ku kemi konfiskuar arme që janë përdorur në aheng. Fatkeqësisht kemi edhe dy persona te lënduar nga plumbat qorr dhe dyshohet se ka ardhur si pasoje e përdorimit të armëve nëpër ahengje”, tha Sadriu për Radion Blue Sky.
Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë vetanake dhe të tjerëve.
Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e tilla të kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rastet përkatëse, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
“Ne apelojmë te të gjithë qytetaret që të mos përdorin armë në mënyrë të paligjshme në asnjë lloj forme e aq me tepër ne rastet e ahengjeve ky është veprim i paligjshëm dhe në turma rreziku është dy fish me i madh sesa ne rastet individuale”, tha ai.
Policia shprehet se është e vendosur që të parandalojë rastet e tilla dhe paralajmëron reagim dhe masa ndaj atyre që përdorim armë në raste të tilla. Festoni me zemër e jo me armë – është njëra nga motot në apelet e policisë për qytetarët.
Sidoqoftë, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti policia ka iniciuar 616 raste për armëmbajtje pa leje./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit