14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Egjipt: Hillari Klinton takohet me presidentin Morsi

Më të lexuarat

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton sot ka arritur në Kajro, për tu takuar me presidentin e ri islamist të këtij vendi, Muhamed Morsi.
Kështu, zonja Klinton do të jetë zyrtarja më e lartë amerikane që takohet me presidentin Morsi, i cili është i ndërlidhur me Vëllazërinë Myslimane.

Sekretarja Klinton po kërkon siguri nga Morsi për mbajtjen e marrëveshjes së paqes së Egjiptit me Izraelin nga viti 1979.
Lartë në agjendën e saj janë edhe liritë fetare dhe të drejtat e minoriteteve.
Aktualisht, Morsi është ngatërruar në betejën për autoritet me gjeneralët ushtarakë, që e morën pushtetin në Egjipt, pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, në fillim të vitit 2011./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit