3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Armët e përdorura në sulmin në Paris, të prodhuara në Serbi

Më të lexuarat

Drejtori i një fabrike të armëve në Serbi ka konfirmuar se të paktën dy nga pushkët e përdorura në sulmin nga militantët islamikë gjatë sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, janë prodhuar nga kompania e tij në fillim të viteve 1990.
Milojko Brzakoviq, menaxher i përgjithshëm i fabrikës për armë , Zastava, në Kragujevc, ka thënë për Radion Evropën e Lirë, se Ministria e Brendshme e Serbisë kishte kërkuar për informacion në lidhje me armë të veçanta të përdorura në sulmet e Parisit, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar.

Brzakoviq tha se hetuesit kanë gjurmuar origjinën e të paktën dy revoleve të tipit M70, të përdorur në këtë sulm.

Ai tha se zyrtarët serbë kanë dhënë “numra specifike” për armët që kishin qenë të përdorura nga militantët në Paris dhe u gjetën në skenat e sulmeve.

Militantët kanë sulmuar stadiumin kombëtar të Francës, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit