-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

ARMËPUSHIM I PËRKOHSHËM NË GAZË – (Lajm i marrë nga rrjeti mediatik Al Xhezira)

Më të lexuarat

ARMËPUSHIM I PËRKOHSHËM NË GAZË

(Lajm i marrë nga rrjeti mediatik Al Xhezira)

Përfundimisht negociatat pesëpalëshe mes Katarit, Egjiptit, Amerikës, Izraelit dhe Hamasit arritën në një marrëveshje armëpushimi katërditore në Rripin e Gazës, me të drejtë shtyrje. Ky armëpushim i përkohshëm dhe hyrja e tij në fuqi do të njoftohen brenda 24 orëve të ardhshme.

Në etapën e saj të parë, marrëveshja përfshin lirimin e 50 pengjeve prej civilëve, fëmijë dhe gra, në këmbim të lirimit të një numri grash dhe fëmijësh të burgosur në burgjet izraelite. Numri i të liruarve do të vijojë të rritet në etapat në vazhdim, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon edhe zgjerimin e lejimit të hyrjes së karvaneve humanitare dhe mjeteve të ndihmës së parë, përfshi këtu edhe lëndët djegëse të nevojshme për qëllime humanitare.

Negociatorët shprehën vlerësimet dhe kënaqësinë e tyre për arritjen e kësaj marrëveshje dhe shprehën gadishmërinë për zgjerimin e saj. Katari shprehu gadishmërinë për përpjekje të mëtejshme diplomatike me qëllim uljen e tensionit në Rripin e Gazës. Nga ana e tij, presidenti amerikan Xho Bajdën deklaroi se kjo marrëveshje do t’u mundësojë riatdhesimin e një numri pengjesh amerikanë dhe se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të reshtin deri në lirimin e të gjithë pengjeve amerikanë.

Lëvizja islamike Hamas deklaroi mëngjesin e ditës së mërkurë (sot) arritjen e një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve. Marrëveshja parashikon lirimin e 50 grave dhe fëmijëve në këmbim të lirimit të një numri të burgosurish në burgjet izraelite.

Qeveria izraelite gjithashtu njoftoi miratimin e kësaj marrëveshje nga ana e saj.

Pikat kryesore të kësaj marrëveshje armëpushimi janë:

  • Armëpushim i plotë për një periudhë katërditore.
  • Lirimi i 50 grave dhe fëmijëve në këmbim të 150 të burgosurve në burgjet izraelite.
  • Hyrja e qindra mauneve humanitare në të gjithë Rripin e Gazës.
  • Ndalimi i menjëhershëm i lëvizjes së forcave dhe i xhenios izraelite brenda Rripit të Gazës.
  • Ndërprerja e të gjitha formave të sulmeve ushtarake nga të dyja palët.
  • Garantimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve brenda Rripit të Gazës.
  • Gjatë periudhës së armëpushimit, Izraeli detyrohet të mos kryejë asnjë arrestim të kujtodo qoftë brenda Rripit të Gazës.
  • Ndalimi i lëvizjes ajrore në jug të Rripit të Gazës gjatë gjithë periudhës së armëpushimit dhe gjashtë orë në ditë në veri të Gazës.

Nga ana e saj, Hamasi deklaroi që ishte rezistenca palestineze ajo që diktoi kushtet dhe pikat e këtij armëpushimi. Hamasi edhe pse e mbështet këtë marrëveshje, është gjithmonë vigjilente dhe në gadishmëri sulmuese për t’u kundërpërgjigjur në rast se Izraeli nuk i përmbahet pikave të saj dhe se humbjet e mëdha në mjete dhe efektiv ushtarak ishin ato që e detyruan Izraelin të nënshrohej për armëpushimin e arritur.

Hoxhë Florian Leli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit