3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arma sekrete për të punësuar njeriun e duhur

Më të lexuarat

Nuk ka nevojë që të gjithë në ekipin tuaj të jenë karizmatikë.

Kur bëhet fjalë për punësimin e anëtarëve të rinj të ekipit, ka shumë gjëra që mund të bëni për të gjetur kandidatin më të mirë për një pozicion.

Një përshkrim pune i qartë, të kërkosh kandidatët e duhur, edhe me ndihmën e një rekrutuesi, dhe të kesh pyetje të mirëmenduara për intervistën, që nxjerrin në pah aftësitë dhe dobësitë e kandidatëve, të gjitha këto elemente bëjnë një ndryshim të madh se kush do të përzgjidhet në fund.

Por, ekziston një armë e fuqishme sekrete, që mund të bëjë ndryshimin në gjetjen e kandidatit të duhur, për një pozicion të lirë. Gjithçka varet nga personaliteti.

 

Personaliteti është i rëndësishëm

Kur flitet për personalitetin, nuk nënkuptohet një punonjës shumë i shoqërueshëm me të gjithë, i cili mund t’i bëjë të gjithë të qeshin. Në fakt, kjo ka të ngjarë të jetë një ide e keqe për produktivitetin në punë.

Nëse jeni duke punësuar një programues ose një ekonomist, për shembull, nuk është nevoja të kenë një personalitet të hapur, sepse ata nuk do të flasin kurrë me ndonjë nga klientët e kompanisë.

Personaliteti i të punësuarit të ri, duhet të lidhet mirë me ekipin në tërësi.

Përshtatja e mirë me kolektivin e punës, mund të bëjë një ndryshim të madh në produktivitetin dhe kënaqësinë e përgjithshme të ekipit në afatgjatë.

Por si mund të kuptohet që në fillim nëse një kandidat është i përshtatshëm?

Arma sekrete është që, pjesë e panelit intervistues, të jetë dikush që e njeh mirë dinamikën e ekipit.

Për shembull, një drejtues operativ që ka punuar në kompani për një kohë të gjatë, e njeh mirë personalitetin që mund të përshtatet, si dhe kush mund të luftojë për të gjetur rrugën e tij në
punë.

Për bizneset e vogla, ky person mund të jetë edhe bashkëshorti apo bashkëshortja, nëse punohet së bashku, ose dikush tjetër në ekipin drejtues.

Gjëja kryesore është që personi duhet të ketë njohuri të mira të procesit të punës.

Punësimi i dikujt me aftësitë e duhura që nevojiten për vendin e punës, së bashku me një personalitet që lidhet mirë ekipin, është një “recetë” e suksesshme.

Ky element kritik për procesin e punësimit nuk duhet neglizhuar. / Inc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit