3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arkiva kujton Mehmet Fatihun: xhamitë me emrin e tij në Shqipëri

Më të lexuarat

Drejtoria e Arkivave, në rubrikën e përditshme me hashtagun “SiSot”, ka kujtuar Mehmet Fatihun, njeriun që morri Kostandinopojën dhe që me emrin u ndërtuan disa xhami në territorin shqiptar(arbëror) atë botë.

“Si sot, më 30 mars të vitit 1432, u lind në Edirne, Sulltan Fatih Mehmeti (1432 – 1481).

Në vitin 1443, kur numëronte vetëm 11 vjet, u dërgua vali në Manisa. Në muajin gusht 1444, Sulltan Murati II, shpalli përpara pashallarëve osmanë se froni i tij do t’i delegohej të birit, Mehmetit, ndërsa vetë u largua në Bursa për t’iu përkushtuar jetës mistike. Për shkak të moshës të re, mungesës së përvojës dhe problematika në shtetin osman apo në territoret që kishte nën sundim në Anadoll edhe në Ballkan, qëndrimi në fron i sulltan Mehmet II zgjati vetëm dy vjet. Në fron rikthehet i ati, Murati II.

Në këtë lëvizje rolin kryesor e luajti Çandarlli Halil Pasha. Mehmeti II u dërgua përsëri në Manisa dhe për të nisi një periudhë e formimit karakterial. Pas vdekjes së të atit më 10 shkurt 1451, në moshën 19-vjeçare, Mehmeti II vjen përsëri në fronin osman. Kësaj here qendrimi do të ishte më afatgjatë, gjer në vitin 1481.

Në vizionin e tij, rëndësi të madhe kishte marrja e Kostandinopojës, Stambollit. Për këtë arsye, Mehmeti II ndërtoi kalanë e Rumelisë (Rumeli Hisar) në Bosfor, përballë kalasë së Anadolit (Anadolu Hisar), për të patur nën kontroll lëvizjet e mundshme nga Deti i Zi. Ndërkohë, sulltan Mehmet II i kërkoi perandorit bizantin që t’i dorëzonte Kostandinopojën. Refuzimi i kërkesës çoi në shpalljen e luftës. Rrethimi i Kostandinopojës zgjati pesëdhjetë e katër ditë, nga 6 prilli 1453 deri më 29 maj 1453. Marrja e Stambollit ruajti një rol vendimtar për konsolidimin e shtetit osman, si edhe i mundësoi sulltan Mehmeti II forcimin pushtetin të tij të centralizuar.

Në historinë tonë, periudha e sulltan Mehmetit lidhet me kryengritjen e Skënderbeut, me periudhën e parë të ngjitjes së tij në fron. Në vijim të sundimit të tij janë arritur disa marrëveshje në rajon. Në vitin 1466, për të patur nën kontroll rrugët që të çonin drejt veriut dhe për të mos lejuar përhapjen e ndikimit të kryengritjes së Skënderbeut, u ndërtua kalaja e Elbasanit. Në emër të tij u ndërtuan xhami në qytete të ndryshme. Këtu mund të përmendim xhaminë e Sulltan Mehmetit në Kaninë dhe në Krujë, sikurse tregojnë dokumentet bashkëlidhur”, shkruan Arkiva Shqiptare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit