1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arian Xhezairi: Eh, çka t’bën mendja s’ta bën kush.

Më të lexuarat

Filluan zërat e zymtë të djajve të nëntokës me i quajt djemtë e kombëtarës “trushpërlarë, magjup e arab”. Sa e turpshme, në vend se ta shijojnë momentin e ta ndajnë gëzimin me të gjithë.
Fakti që shumica e djemëve mbajnë lidhjen me Zotin e tyre u penguaka trushpërlarëve të vërtetë, thua se kjo do të ua zbehte raportet apo ndoshta edhe do të bënte që servilizmi i tyre të shkonte për lesh n’rast se Perendimorët vlerësojnë se kjo grupë idiotësh nuk i meriton financat e tyre sepse nuk po arrijnë t’i ç’konvertojnë shqiptarët.
Ka dashur Zoti që shqiptarët të i takojnë besimit Islam në shumicë. Elhamdulilah, me shumë krenari. Por një besimtar i devotshëm që e kujton Zotin e tij në çdo moment të jetës, shkon e falet në Xhami apo edhe Kishë është astronomikisht shumë më i mirë e më i nevojshëm për këtë komb se një pakurrizor i paskrupulltë që i nënshtrohet çdo regjimi dhe provon ta tjetërsojë tërë kombin e vet si rob i interesave te ngushta.
I lumtur me fitoren dhe krenar me Kombëtaren tonë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit