8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Argëtimi me personat të cilët kanë probleme mendore!

Më të lexuarat

Argëtimi me personat të cilët kanë probleme mendore!

“Ndër të metat e shumta që kemi si shoqëri është edhe kjo, se kemi qejfë të bëjmë shaka/tallemi apo argëtohemi me njerëzit që kanë të meta mendore.

Në çdo lagje, fshat apo qytet, njerëzit me të meta psikike bëhen objektë përqeshjeje apo argëtimi me ta. Ky fenomen ka depërtuar edhe në media dhe rrjete sociale apo edhe ato kinematografike, ku rolet më tërheqëse janë ato ku aktori luan rolin e “budallait”.
Sot, shumë emisione bëhen me këto lloj personazhe dhe publiku “shkrihet fare së qeshuri” me veprimet e pakontrolluara të këtyre personave.
Fatkeqësisht, në jetën e përditshme kjo lloj shoqërie mizore edhe njerëzit e menqur mundohen t’i devijojnë psiqikisht; egziston një thënje e analfabetëve kur thonë: “Ai që mëson shumë, bëhet budallë”, apo tjetra “Nëse 3 persona të thojnë je budalla, atëherë vertetë je budalla” dhe në këtë menyrë shumë njerëz të menqur kanë devijuar psiqikisht nga këto lloj cytjesh mizore.

Sidoqoftë, ka bazë në Islam që kushdo që përqesh, ai do sprovohet në jetë me të njejtën për të cilën ka përqeshë.

Muhamedi Alejhi selam ka thënë:

“Lapsi është ngritur nga (nuk llogarit) tre veta: për atë që flenë derisa ë zgjohet, për të voglin derisa të rritet dhe për të çmendurin derisa të arrijë vetëdijen”.

Sado që të gabojë i çmenduri apo të kryejë ndonjë krim, ai nuk ka as dënim dhe as dispozitë kundër tij. Ibni Abbasi rrëfen: Omerit ia sollën një grua të çmendur, e cila kishte rënë në prostitucion. I konsultoi njerëzit dhe morri vendim që ta gurëzojë. Duke e dërguar në vendin e ekzekutimit kaluan pranë Aliut, i cili pyeti: Ç’është puna e kësaj gruaje? E çmendura e filan fisit ka rënë në prostitucion kështu që Omeri urdhëroi të gurëzohet. Kthehuni me të!- i urdhëroi Aliu ndërsa vet shkoi tek Omeri dhe i tha: O prijësi i besimtarëve! A nuk e di se lapsi nuk llogarit tre veta: të çmendurin derisa të vetëdijesohet, gjumashin derisa të zgjohet, dhe fëmijën derisa të rritet?! Po- ia ktheu Omeri. Atëherë përse ky gurëzim?! Asgjë- ia ktheu Omeri. Liroje!- tha Aliu, dhe Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e liroi dhe e madhëronte Allahu duke thënë: Allahu Ekber!

Pejgamberi, alejhi’s selam kërcënoi me dënim atë që e drejton gabim në rrugë të verbrin e tha: “I mallkuar është ai që një të verbëri ia tregon rrugën gabim”

Në shtetet Islame kur udhëhiqeshin nga Khalifët kjo ishte Motoja “Mos shpreh talljen për vëllanë tënd që ta mëshirojë atë Allahu e të të sprovoj ty!” ishte gjithmonë në mendjet e tyre..

Halifeja i drejtë, Omer b. Abdu’l Aziz e kishte zbatuar në praktikë dhe si rezultat pati nxjerrë një dekret për të gjitha vilajetet:“Borxhet e të verbrit, sakatit, të paralizuarit pjesërisht (hemiplegia) dhe atij që ka sëmundje kronike që e pengon nga namazi, m’i sillni mua. Përfaqësuesit e tij ia dërguan”. Kishte urdhëruar që çdo i verbër ta kishte një mbikëqyrës që do të ecte me të dhe do të kujdesej për të ndërsa për çdo dy të sëmurë kronikisht caktoi një shërbëtor që iu shërben dhe kujdeset për ta.

Këtë rrugë e trasoi edhe halifi emevit el-Velid b. Abdu’l Melik, i cili qe ideatori i themelimit të instituteve apo qendrave për përkujdesjen e personave me aftësi të kufizuara. Kështu, në vitin 707 (88 m.) e themeloi një shoqatë speciale për përkujdesjen e tyre ku punësoi mjekë dhe shërbëtorë me paga mujore vetëm e vetëm për mbikëqyrje dhe përkujdesje ndaj kësaj kategorie të shoqërisë duke i urdhëruar “Mos kërkoni nga njerëzit “ (shpërblim ngase unë iu paguaj). Po kështu punësoi kujdestar për çdo sakat, të paralizuar dhe të verbër

(Aktualitete Islame)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit