-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ardhmëria i takon Islamit

Më të lexuarat

All-llahu xhel-le shanuhu thotë:”Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë,edhe pse idhujtarët e urrejnë”.(Es-Saff:9)

Ky ajet na përgëzon se ardhmëria i takon Islamit me mbisundim,me të ngritur lartë dhe me dominim mbi të gjitha fetë.

Disa njerëz mendojnë se kjo është realizuar njëherë në kohën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,në kohën e halifeve dhe mbretërive të drejtë,mirëpo nuk është ashtu,ngase ajo që është realizuar është vetëm një pjesë e këtij premtimi të vërtetë,siç aludon në këtë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,duke thënë

“Nuk do të shkon dita e nata (nuk do të bëhet Dita e kijametit) deri sa të adhurohet Lati dhe Uzati (idhuj të mushrikëve,që dmth;shirku do të mbetet edhe më tej).Aisheja tha:O Resulull-llah unë mendoja kur e zbriti All-llahu xhel-le shanuhu ajetin:”Ai është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë,edhe pse idhujtarët e urrejnë” se është plotësuar kjo.Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:”Kjo (adhurimi i idhujve) do të egzistoj sa të dojë All-llahu”.

Këtë hadith e transmeton Muslimi dhe të tjerët.Shiqo librin “Tahdhirus-saxhid”,fq.118-119.

Transmetohen hadithe tjera që e sqarojnë kufirin e daljes së Islamit në pah dhe kohën e përhapjes së tij,ashtu që nuk lë vend për dyshim se ardhmëria i takon islamit,me lejen e All-llahut dhe pëlqimin e Tij.Ja unë po i paraqes disa hadithe,ndoshta bëhen shkak për të larguar dëshprimin e puntorëve për islam dhe argument për ato që kanë humbur dhe janë pasiv.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:

“All-llahu më mbledhi tokën e ma afroi dhe e pashë lindjen e saj dhe perendimin e saj,e ummeti im do të arrinë sundimin e asaj që më është mbledhur e më është afruar”.

Këtë hadith e transmeton Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Ibn Maxheja dhe Ahmedi.

Më i qartë dhe më i përgjithshëm se ky hadith është hadithi që vijon:

“Do të kaplon kjo çeshtje (islami) atë që ka kapluar dita dhe nata.All-llahu nuk do të len shtëpi prej qerpiqi e as shtëpi prej tulle (qytet e as fshat) vetëm se do të fut në te këtë din,me krenarin e krenarit dhe me mposhtjeb e të mposhturit,krenari me të cilën rrit All-llahu islamin dhe mposhtje me të cilën mposht All-llahu kufrin”.

Transmeton Ahmedi,Taberaniju në “Mu’xhemul-kebir”,Ibni Hibani në “sahihgun” e tij.Hadithi është sahih.Shiqo “Tahdhirus-saxhid”,fq.118.

S’ka dyshim se vërtetimi i kësaj përhapje të islamit kushtëzon që të kthehen muslimanët në fuqi,psikike dhe fizike,dhe të armatoset,që të mund të fitojnë fuqinë e kufrit dhe shirkut,këtë na e përgëzon hadithi vijues:

“Transmetohet nga Ebi Kabili,i cili thotë:”Ishim tek Abdull-llah ibn Amër ibn Asi,e e pyetëm:cili qytet do të çlirohet së pari,Kostantinopoja (Istanbulli) ose Roma?Abdull-llah ibn Amër ibn Asi kërkoi një sanduk më dorëz,nxorri nga ai sanduk një letër,dhe tha:deri sa ne ishim rreth Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke shkruajtur,e pyetën Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:cili qytet do të çlirohet së pari Istanbulli ose Roma?Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj:Qyteti i Heraklit do të çlirohet së pari,që dmth Istanbulli”.

Transmeton Ahmedi,Darimiu,Ibn Ebi Shejbeja në “Musennefin” e tij dhe Hakimi.Hadithi është sahih.

Vetëm se është realizuar çlirimi i parë në dorë të Muhammed Fatih Osmanliut,siç është e njohur,e kjo ka ndodhur,më tepër se tetëqind vjet pas lajmit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për këtë çlirim,e do të realizohet edhe çlirimi i dytë InshaAll-llah,e kjo medoemos do të ndodh,e do të dëgjoni këtë lajm pas pak kohe.

Gjithashtu s’ka dyshim se realizimi i çlirimit të dytë kërkon kthimin e hilafetit të drejtë ummetit islam,këtë na e përgazon Pejgamberi sal-lall-llahu me këtë hadith:

“Do të jetë pejgamberllëku në ju,sa do të don All-llahu të jetë,pastaj do ta ngritë All-llahu kur të don që ta ngritë,pastaj do të jetë hilafet në rrugë të pejgamberllëkut,e do të jetë sa do të don All-llahu që të jetë,pastaj do ta ngritë këtë,kur të don ta ngritë, pastaj do të jetë mbretëri e vrazhdë,e do të jetë sa të don All-llahu të jetë,pastaj do ta ngritë All-llahu kur të don që ta ngritë,pastaj do të jetë mbretëri tiranie, e do të jetë sa të don All-llahu që të jetë,pastaj do ta ngritë këtë All-llahu kur të don ta ngritë,pastaj do të jetë hilafet në rrugë të pejgamberllëkut, pastaj heshti”.

Transmeton Ahmedi. Hadithi është hasen. Shiqo “Mexhmeuz-zevaid” të Hejthemiut (5/179).

Prej përgëzimeve mbi kthimin e fuqisë muslimanëve,frytshmëria e tokës,e cila u ndihmon në realizimin e mbledhjes së fryteve,dhe paralajmërimi se para tyre qëndron ardhmëria, në mënyrë të qartë,në aspekt ekonomik e bujqësor,është hadithi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Nuk bëhet Dita e kijametit deri sa të kthehet toka arabe kopshte dhe lumenj”.

Transmeton Muslimi,Ahmedi dhe Hakimi nga Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu.

Vetëm se ka filluar realizimi i këtij përgëzimi në disa anë të gadishullit arabik,me begatinë e All-llahut xhel-le shanuhu prej të mirave,bereqeteve dhe mjeteve që nxjerrin ujin nga barku i shkretëtirës.Ka mendime,sipas asaj që kemi lexuar në revista,për sjelljen e lumit Eufrat në gadishullin Arabik.InshaAll-llah realizohet.Kurse e nesërmja është afër për ate që e pret.

Për këtë shkak obligohen muslimanët të përgadisin vetveten me kthimin e tyre All-llahut xhel-le shanuhu,me praktikimin e Kuranit,me përcjelljen e sunnetit të Pejgamberit të Tij,duke u larguar nga haramet dhe duke u bashkuar në atë që është i kënaqur All-llahut xhel-le shanuhu.Në horizont është ajo që përgëzon se muslimanët kanë ripërtrirë marshimin kah kjo,i realizoftë All-llahu xhel-le shanuhu shpresat (shiqo “Tahdhirus-saxhid”, fq.174,botimi i tretë)./albislam

Marë nga libri “Silsiletul-ehadithis- sahihah”

Muhadith Muhammed Nasirud-din Albanit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit